Prishtinë, 19 maj 2026 – Togeri i Policisë së Kosovës, Bojan Jevtiq, është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 6 vjet burgim për spiunazh në dëm të Kosovës dhe dhe me 2 mijë euro gjobë për armëmbajtje pa leje.
Gjykata e ka marrë këtë vendim pasi Jevtiq e ka pranuar fajësinë për veprat penale që I ngarkoheshin nga prokuroria.
Jevtiqit i është shqiptuar edhe dënimi për ndalim i ushtrimit të funksioneve publike në administratën publike 5 vjet pas vuajtjes së dënimit me burgim.
Avokati i Jevtiqit, Millosh Nikoliq, në seancën e shpalljes së aktgjykimit, ka kërkuar që Gjykata ta pranojë marrëveshjen për pranimin e fasjësisë, duke shtuar se as Jevtiqi dhe asnjë anëtar i familjes së tij nuk ka qenë asnjëherë I dënuar për asnjë veprër penale.
Ndërsa vetë Jevtiq ka thënë se ai e ka kryer me ndershmëri punën e tij në Policinë e Kosovës për për çka ka marrë vlerësimet më të larta të cilat në fund të vitit.
Në fund, gjyqtari i rastit, Kushtrim Shyti mori aktvendim me të cilin aprovoi marrëveshjen për pranimin e fajësisë në mes Prokurorisë Speciale dhe të akuzuarit.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 8 maj 2026 kishte ngritur aktakuzë ndaj Jevtiqit, i cili në mënyrë të vazhdueshme kishte mbledhur, siguruar dhe transmetuar te Shërbimi Inteligjent i Serbisë (BIA) informacione dhe dokumente zyrtare të klasifikuara si “konfidenciale” dhe “sekrete” lidhur me sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzës, Jevtiq, në cilësinë e zyrtarit policor me gradën toger dhe në detyrën e Shefit të Sektorit të Operativës në Stacionin Policor Kufitar, kishte bashkëpunuar një periudhë kohore të pacaktuar deri në momentin e arrestimit të tij, më 17 korik 2025.
(r.m.)