Toni Blair në Tiranë takohet me kryeministrin Rama

Tony Blair ka qenë kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut

Knid  Ndrenika

Ish-kryeministri britanik Toni Blair u pa të hynte sot në selinë e qeverisë në Tiranë.

Zoti Blair ka qenë këshilltar i kryeminstrit Edi Rama pasi Partia Socialiste fitoi mandatin e parë qeverisës në 2013.

Ish-kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Blair u filmua nga mediat kur po hynte me shoqëruesit e tij në derën anësore të ndërtesës së qeverisë.

Nuk ka pasur dhe ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar për vizitën e zotit Blair dhe takimin e tij me kryeministrin Rama.