Tornado në Kentaki: Gjenden shëndosh e mirë dy fëmijë të vegjël të fshehur në vaskë

Kentaki, 20 dhjetor 2021 – Zjarrfikësit në Kentaki i gjetën të gjallë dy fëmijë të vegjël brenda një vaske të përmbysur në oborrin e shtëpisë së shkatërruar nga tornadoja që e goditi këtë shtet amerikan, raporton The Guardian.

Dy fëmijët, njëri 3vjeç e tjetri 15 muajsh, iu dorëzuan gjyshes së tyre, e cila i kishte futur në vaskë për t’i mbrojtur nga tornado që shkatërroi një pjesë të Kentakit.

Ngjarjen e tregoi vetë gjyshja, menjëherë pasi i mori sërish në krahë nipërit e saj që ia sollën zjarrfikësit. Ajo tregoi se fëmijët i kishte vendosur në vaskë për t’i mbrojtur nga tornado dhe pak çaste më pas shtëpia kishte nisur të lëkundej nga era e fortë.

Gjyshja tha se ajo i kërkoi fëmijët në gërmadhat e shtëpisë së shkatërruar plotësisht, por nuk i gjeti dot. Lutjeve të saj iu përgjigjën zjarrfikësit të cilët u mrekulluan kur zbuluan se të vegjlit ishin gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore

Sipas autoriteteve, tornado që goditi Kentakin shkaktoi të paktën 75 viktima dhe shkatërroi një territor të gjerë të këtij shteti amerikan.

(r.m.)