Torres: SHBA-ja nuk ka aleat më të madh se Kosovën, është në interes të saj ta mbështesë

Nju Jork, 19 janar 2024 – Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë në Ballkan aleat më të madh se Kosovën dhe ka therklsuar se është në interes të SHBA-së të mbështesë aleatët e saj, siç është shitja e raketave “Javelin”. Ai ka thëmë se Kosova është shembull i demokracisë në Ballkanin Perëndimor.

“Presidenti Joe Biden ka folur për demokracinë dhe tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë pjesë e kësaj politike. Kosova është një histori suksesi, një shembull i demokracisë në Ballkanin Perëndimor. Serbia është një vend autokrat, ndërsa Kosova është aleate e SHBA-së. Kosova ishte e para që pranoi refugjatë, ndërssa Serbia është satelit i Rusisë dhe nuk ka vendosur sanksione ndaj saj, por e ka bërë të kundërtën, ka importuar armë nga ajo. Presidenti rus, Vladimir Putin, është figura më e çmuar në Serbi”, ka thënë Torres, në një intervistë për RTK-në.

Kongresisti Torres ka thënë se Bashkimi Evropian e ka ndëshkuar pa arsye Kosovën, për shkak të tensionieve të shkaktuara nga Serbia në pjesën veriore të Kosovës. Ai ka thënë se Kosovës duhetg të trajtohet me më shumë respekt.

“Bashkimi Evropian ka qenë më i ashpër ndaj Kosovës, se sa ndaj Serbisë. Derisa Kosova është e radhitur në krah të BE-së, Serbia është më afër Rusisë. Sjellja e BE-së është një storie më vete dhe nuk mund ta shpjegoj. Por, Kosova duhet të trajtohet me më shumë respekt, sepse është një aleat më i mirë. Serbia ka treguar se përzihet në punë të brendshme të Kosovës duke bashkëpunuar me njerëz që kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës”, ka thënë ai.

“Ky është një mister edhe për mua, duke qenë se BE-ja e dënon Kosovën dhe jo Serbinë. Kjo më duket fundamentalisht e padrejtë. Serbia është anëtare e Partneritetit për Paqe, kurse Kosova është e jashtë. Kosova është e radhitur krah BE-së, kurse Serbia në krah me Rusinë. Qartazi, mendoj se është zhgënjim që BE-ja është treguar e njëanshme ndaj Kosovës”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se Kosova duhet të njihet si shtet dhe të përfshihet në institucionet evropiane, siç është anëtarësimi në BE, dhe pastaj të anëtarësohet edhe në OKB dhe INTERPOL, por edhe në organizata të tjera ndërkombëtare.

(r.m.)