Tre policë kosovarë kidnapohen nga forcat serbe në territorin e Kosovës

Prishtinë, 14 qershor 2023 – Tre policë të Kosovës janë kidnapuar të mërkurën në mesditë nga forca serbe, brenda territorit të Kosovës, në një nga rrugët në pjesën veriore të vendit.

Policia e Kosovës bwri tw ditur se kidnapimi i tyre është bërë në një pikë statike në vendin e quajtur Tresave/Bare, nw njw rrugw qw shfrytëzohej nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe pwr kontrabandë nga Serbia nw Kosovw.

Nw njoftimin e policisw thuhet se tre policët e kishin njoftuar bazën e tyre se kanë parë persona të maskuar dhe tw armatosur. Kur në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca policore shtesë, nw vendin e ngjarjes është gjetur vetwm vetura zyrtare. Policia ka dwrguar nw  zonw forca shtesw dhe e ka njoftuar komandwn e KFOR-it dhe mekanizmat tjerw tw sigurisw sw Kosovws.

“Në drejtim të këtij lokacioni menjëherë kanë shkuar edhe njësite tjera policore, si dhe janë informuar edhe institucionet tjera të sigurisë, përfshirë KFOR-in, pasi dyshohet se zyrtarët policorw janë kidnapuar nga forcat serbe. Me qëllim që të ndërmerren veprime konkrete për sigurinë e zyrtarëve policorë që dyshohet të jenë kidnapuar nga forcat serbe, janë kontaktuar të gjitha mekanizmat vendorë dhe ndërkombëtarë që të njëjtit të lirohen sa më parë dhe të kthehen në Polici të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Vendi Tresave/Bare, ku janw kidnapuar tre pjeswtarwt e Policisw sw Kosovws gjendet në territorin e komunës sw Leposaviqit, rreth 300 metra nga kufiri mw Serbinw.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se tre zyrtarët policorë të Kosovës janë kidnapuar thellë brenda territorit të Kosovës. Ai ka thwnw se Serbia e tregoi edhe njw herw “fytyrën e saj të vërtetë, të një shteti autokrat e agresor”.

“Pa asnjë dyshim, zyrtarët tanë policorë kanë qenë të vendosur thellë brenda territorit të Republikës së Kosovës, në pikë kontroll statik, duke kryer detyrat e tyre të rregullta. Serbia po vazhdon të jetë shkaktar dhe gardian i së keqes në rajon e në Kosovë. Ne nuk zmbrapsemi para kriminelëve e terroristëve. Serbia po tregon përsëri fytyrën e saj të vërtetë dhe atë të një shteti autokrat e agresor”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ai i ka bërë thirrje faktorit ndërkombëtar që të shtojë presionin ndaj Serbisë që të lirojë policët kosovarë dhe të ndalë provokimet ndaj Kosovws.

“Kërkojmë nga faktori ndërkombëtar të rrisë urgjentisht presionin ndaj Serbisë që jo vetëm të lirojë zyrtarët tanë policorë por edhe të ndalë provokimet e saj. Sjellje të tilla kriminale të Serbisë nuk na ndalin në rrugëtimin tonë të forcimit të sovranitetit në vend”, ka shkruar Sveçla.

Por, autoritetet nw Serbi thonw se tre zyrtarwt policorw tw Kosovws janw arrestuar brenda territorit tw Serbisw.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisw, Petar Petkoviq, tha se njësitet anti-terror të xhandarmërisë sw Serbsw i kanë arrestuar tre pjeswtarë të njësive speciale të Policisë së Kosovës, tw cilwt,  siç u shpreh, “ishin të armatosur deri në dhëmbë”.

“Ata u arrestuan në orën 12:38 në thellësi të territorit të Serbisë qendrore, në fshatin Gnjillica në afërsi të Rashkës”, tha Petkoviq në një konferencw tw jashtwzakonshme për media, në Beograd.

Ai i identifikoi të arrestuarit me inicialet: R.Z, B.S dhe M.Sh.

Petkoviqi hodhi poshtë deklarimin e autoriteteve të Kosovës se tre zyrtarwt policorë janw kdnaa brenda territorit të Kosovës.

“Ata nuk u rrëmbyen, por u gjetën thellë në territorin e Serbisë qendrore”, theksoi Petkoviq.

Sipas tij, Serbia është e gatshme të ofrojë të gjitha provat dhe kërkoi hapjen e një hetimi ndërkombëtar, nëse është e nevojshme.

(r.m.)