Prishtinë, 10 gusht 2025 – Tre persona janë vrarë në një konflikt me armë zjarri në Gjilan, të dielën në mesditë. Portali ‘Sinjali’ raporti se në këtë konflikt kanë mbetur të vrarëL Selami Hasani, rreth 67-vjeça, Abedin Hoxha, rreth 68-vjeçar dhe Edmond Hasani.
Sipas njoftimit, i pari ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes, i dyti ka vdekur në Qendrën Emergjente në Gjilan, kurse i treti ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, ku ishte dërguar për trajtim të specializuar nga plagët e marra.
Nga të shtënat me armë janë plagosur edhe dy persona tjerë: Naim Hoxha rreth 41-vjeçar, dhe Bujar Hoxha rreth 41-vjeçar. Ky i fundit është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor. Tash për tash nuk ka njoftime për gjendjen shëndetësore të tyre.
Policia e Kosovës njoftoi se konflikti i armatosur ka ndodhur në “Cafiteria 2000”, në rrugën “Ibrahim Rugova”, rreth orës 12:32. Motivet dhe rrethanat e konfliktit nuk dihen ende. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e hetuesve dhe ekspërtëve të forenzikës.
Policia se është vënë në kërkim të tre personave të dyshuar për vrasjen e trefishtë: Mefail Shkodra 53-vjeçar dhe djemve të tij: Edonis Shkodra, 25-vjeçar dhe Engjull Shkodra. 22-vjeçar.
Policia i ka publikuar fotografitë e tyre dhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për përcaktimin e vendndodhjes dhe për arrestimin e tyre.
“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjilan, kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave në fotot e bashkëngjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë 038 504 504 7299 dhe 038 504 504 7201. Të dhënat tuaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia e Kosovës njoftoi se i dyshuari kryesor lidhur me vrasjen, Mefail Shkodra, është person i njohur për organet e policisë dhe drejtësisë. Ai është proceduar disa herë për veprat penale që lidhen me fajde, detyrim, kërcënim etj.

(r.m.)