Trump e Putin do të takohen në Alaskë, javën e ardhshme, për të diskutuar për përfundimin e luftës në Ukrainë

Uashington, 9 gusht 2025 – Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe Presidenti i Rusisë Vladimir Putin pritet të takohen të premten e ardhshme, më 15 gusht, në Alaskë, për të biseduar mbi mundësinë e përfundimit të luftës në Ukrainë.

Njoftimi u publikua sw pari nga Trump e pasatj u konfirmua edhe nga Moska zyrtare.

Trump e cilësoi takimin si një hap të madh drejt ndalimit të luftimeve në Ukrainë, pas zhgënjimit disajavor për mungesën e përparimit. Ai tha se ky takim mbahet para një takimi trepalësh në të cilin do të merrte pjesë edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

“Do të kemi një takim me Rusinë, do ta fillojmë me Rusinë”, tha Trump në Shtëpinë e Bardhë, pas nënshkrimit të marrëveshjes kornizë për përfundimin e konfliktit mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

I pyetur nga gazetarët për kushtet e mundshme të marrëveshjes ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë. Trump tha se marrëveshja mund të përfshijë edhe “një shkëmbim territoresh territoresh mes Ukrainës dhe Rusisë.

“Do të ketë shkëmbime territoresh, në të mirë të të dyja palëve”, tha ai.

Trump tha se tani nuk mund të flitet për detaje të marrëveshjes së mundshme dhe shtoi se detajet do të diskutohen më vonë.

“Eshtë e ndërlikuar, vërtetë jo e thjeshtë”, theksoi ai.

Trump dhe Putin nuk janë takuar personalisht që nga viti 2019. Ata kanë biseduar disa herë në telefon lidhur me luftën në Ukrainë. Trump ka paralajmëruar presion shtesë ndaj Rusisë nëse nuk do të ketë progres në përpjekjet e tij për përfundimin e luftës. Madje ka caktuar edhe afate. Por, Moska i ka shpërfillur ultimatumet e Trumpit.

(r.m.)