Trump e shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas, pas përmbytjeve tragjike

Uashington, 6 korrik 2025 – Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas përmbytjeve katastrofike që kanë goditur Texas-in, duke lënë të paktën 59 viktima, mes tyre edhe fëmijë.

Në një postim në rrjetin e tij social, Truth Social, Trump njoftoi se ka firmosur shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë së madhe për Kerr County, për të siguruar që forcat e emergjencës të kenë menjëherë burimet e nevojshme për të përballuar situatën.

“Sapo firmosa Deklaratën për Fatkeqësi të Madhe për Kerr County, Texas, për të siguruar që Forcat tona të Para të Reagimit të Kenë menjëherë burimet që u duhen. Këto familje po përballen me një tragjedi të paimagjinueshme, me shumë jetë të humbura dhe shumë persona ende të zhdukur,” shkruan Trump.

Ai shtoi se administrata e tij po punon ngushtë me autoritetet shtetërore dhe lokale. Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, ndodhej dje në terren së bashku me guvernatorin e Texas-it, Greg Abbott, i cili po punon pa pushim për të ndihmuar qytetarët e shtetit të tij.

Trump gjithashtu lavdëroi rolin e Rojës Bregdetare të SHBA dhe forcave të reagimit lokal, të cilët kanë shpëtuar mbi 850 jetë njerëzish deri më tani.

“Zoti i bekoftë familjet! Zoti e bekoftë Texas-in!”, përfundon postimi i tij.

Postimi Trump:

Sapo firmosa një Deklaratë për Fatkeqësi të Madhe për Kerr County, Texas, për të siguruar që Forcat tona të Para të Reagimit të Guximshëm të kenë menjëherë burimet që u nevojiten. Këto familje po përballen me një tragjedi të paimagjinueshme, me shumë jetë të humbura dhe shumë të tjerë ende të zhdukur. Administrata Trump vazhdon të punojë ngushtë me udhëheqësit shtetërorë dhe lokalë. Sekretarja për Sigurinë Kombëtare, Kristi Noem, ishte në terren dje me Guvernatorin Greg Abbott, i cili po punon fort për të ndihmuar popullin e Shtetit të tij të Madh. Roja jonë Bregdetare e jashtëzakonshme e SHBA-së, së bashku me Forcat e Para Shtetërore të Reagimit, kanë shpëtuar më shumë se 850 jetë. ZOTI I BEKOFTË FAMILJET, DHE ZOTI E BEKOFTË TEXAS-IN!

(Panorama)

Comment

*