Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë shumë shpejt

Uashington, 26 prill 2026 – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se lufta me Iran pritet të përfundojë shumë shpejt dhe shprehu bindjen se Shtetet e Bashkuara do të dalin fituese.

Në një intervistë për Fox News, Trump u shpreh se Uashingtoni mbetet i hapur për bisedime me Teheranin.

“Nëse Irani dëshiron të flasë, mund të na telefonojë”, deklaroi ai, duke shtuar se çdo komunikim mund të realizohet edhe përmes telefonit.

Presidenti amerikan theksoi se disa nga personat me të cilët SHBA po negocion për çështjen iraniane janë “shumë të arsyeshëm”, ndërsa të tjerët jo, duke shprehur shpresën se Irani “do të veprojë me mençuri”.

Trump e kritikoi gjithashtu NATO, duke pretenduar se aleanca “nuk ka qenë në krah të SHBA-së” në këtë çështje, dhe përsëriti pakënaqësinë e tij ndaj qëndrimit të aleatëve.

Ai iu referua edhe Mbretëria e Bashkuar, duke deklaruar se Londra ka premtuar të dërgojë anije “pasi të përfundojë lufta”, gjë që sipas tij “nuk është e pranueshme”.

Në fund, Trump ritheksoi se Shtetet e Bashkuara synojnë të marrin nën kontroll rezervat bërthamore në kuadër të negociatave me Iranin.

(Panorama)

Comment

*