Trump: “Një civilizim i tërë do të vdesë sot” nëse Irani nuk e pranon marrëveshjen me SHBA

Uashington/ Teheran, 7 prill 2026 – Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi se Irani do të përballet me sulmet më shkatërrimtare deri më tani nëse Teherani nuk arrin një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara para skadimit të afatit të caktuar për sot.

“Një civilizim i tërë do të vdesë sot dhe nuk do të ringjallet më”, shkroi Trump në platformën e tij sociale, Truth Social, më 7 prill.

“Unë nuk dua që kjo të ndodhë, por me gjasë do të ndodhë”, shtoi ai.

Trump tha se ultimatum i tij do të skadojë të martën, në orën 20:00, sipas kohës lindore në SHBA. Ai tha se “i gjithë Irani mund të shkatërrohet brenda një nate”.

Kërcënimi i ri i Trumpit vjen pas paralajmërimeve të tij se Shtetet e Bashkuara do të godasin termocentralet dhe urat në Iran.

Paralajmërimi i ri I Presidentit Trump erdhi vetëm pak orë sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit në disa objektiva anembarë Iranit, përfshirë infrastrukturën dhe ishullin strategjik Harg.

Mediat iraniane raportuan për shpërthime të forta nëqytetin e Teheranin më 7 prill, për sulme në ishullin Harg të Iranit, në urën kryesore në autostradën Tabriz–Zanjan dhe në një urë tjetër pranë qytetit të shenjtë Kom.

The Ëall Street Journal raportoi se “më shumë se 50 objektiva ushtarake” jan goditur të martën gjatë sulmeve ajrore amerikano-izraelite.

Por edhe Garda Revolucionare Islamike, përmes një deklarate për medie të lëshuar disa minuta para se të raportohej për sulme, paralajmëroi se do të shënjestrojë infrastrukturën amerikane dhe të aleatëve në rajon, nëse SHBA-ja, siç tha, “i kalon vijat e kuqe”.

Garda paralajmëroi se shënjestra mund të jenë edhe partnerët e SHBA-së në Gjirin Persik që kanë asete ushtarake amerikane.

(r.m.)

Comment

*