Uashington, 21 prill 2026 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka njoftuar se do ta zgjasë armëpushimin me Iranin.
Ai ka thënë se armëpushimi, i cili do të skadonte të mërkurën, do të vazhdojë deri në përfundimin e negociatave dhe deri kur t’i shkojë propozimi nga iranianët.
Trump ka thënë se vendimin për zgjatjen e armëpushimit e ka marrë pas kërkesës së autoriteteve të Pakistanit, ku pritet të zhvillohet një raund tjetër i bisedimeve amerikano-iraniane për paqe.
“Bazuar në faktin se qeveria e Iranit është përçarë dhe me kërkesë të mareshalit Asim Munir dhe kryeministrit Shehbaz Sharif i Pakistanit na është kërkuar të pezullojmë sulmin në Iran deri në kohën kur liderët dhe përfaqësuesit e tyre të dalin me një propozim të unifikuar”, ka thënë ai.
Trump ka thënë se ushtrinë amerikanë në rajon ka udhëzuar “ta vazhdojë bllokadën” dhe të “mbetet në gjendje gatishmërie”.
(r.m.)