Uashington, 28 shkurt 2026 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se ekzistojnë dy opsione për Iranin pas operacionit ushtarak të SHBA-së. Ai ka thënë se operacioni mund të përfundojë për dy-tri ditë ose të zgjasë shumë dhe kjo varet nga Irani.
“Mund ta zgjas shumë këtë operacion dhe të marr gjithçka nën kontrollin tim ose ta përfundoj për dy ose tri ditë dhe t’u them iranianëve: ‘Shihemi përsëri pas disa vitesh, nëse filloni të rindërtoni [programin tuaj bërthamor]’”, ka thënë Trump për Axios.
Trump nuk ka dhënë ndonjë afat kohor për operacionet. Ai ka thënë se kjo do të varet nga zhvillimet në terren, përfshirë fatin e Udhëheqësit Suprem Ali Khamenei.
Kjo ishte hera e parë që presidenti Trump foli për operacionin ushtarak në Iran qëkur njoftoi për fillimin e sulmeve, të shtunën në mëngjes.
Ai ka thënë se vendimin për t’i miratuar sulmet e ka marrë për shkak të mungesës së përparimit në bisedimet për programet bërthamore në Iran, të cilat u zhvilluan gjatë javës.
“Iranianët u afruan dhe pastaj u tërhoqën, u afruan dhe pastaj u tërhoqën. Nga kjo kuptova se ata në të vërtetë nuk duan marrëveshje”, ka thënë ai.
Presidenti Trump dhe ekipi i tij i sigurisë kombëtare janë duke i ndjekur zhvillimet në Iran e rreth Iranit në klubin privat të presidentit Mar-a-Lago, në Palm Beach.
(r.m.)