Trump, pas bisedës me Putinin: Rusia do të kundërpërgjigjet për sulmet ukrainase me dronë

Uashington, 4 qershor 2025 – Presidenti amerikan, Donald Trump, ka treguar se ai ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Ai e ka cilësuar si “të mirë” bisedën, por ajo nuk do rë rezultojë me paqe të menjëhershme.

“Ishte bisedë e mirë, por jo bisedë që do të rezultojë me paqe të menjëhershme”, ka shkruar Trump në rrjetin social, Truth Social.

Trump ka thënë se me homologun e tij rus kanë diskutuar “për sulmin ndaj aeroplanëve rusë nga ana e Ukrainës, si dhe për sulmet tjera që janë kryer nga të dyja palët”. Ai ka treguar se Putin ka paralajmëruar se Moska do të kundërpërgjigjet për sulmet ukrainase me drone në Rusi.

Trump ka thënë se gjatë bisedës me Putinin, kanë diskutuar edhe për Iranin.

Presidenti amerikan ka cituar homologun tij rus të ketë thënë se do të marrë pjesë në bisedimet që synojnë arritjen e marrëveshjes së re bërthamore me Teheranin.

“I kam thënë presidentit Putin se Irani nuk mund të ketë armë bërthamore dhe në këtë pikë besoj se kemi marrëveshje”, ka thënë Trump.

Më herët gjatë ditës, Moska ka thënë se opsionet ushtarake janë në tavolinëe pas sulmeve ukrainase ndaj bazave të bombarduesve rusë me kapacitet bërthamor, thellë në Rusi, dhe e ka akuzuar Perëndimin se është përfshirë në këto sulme.

Zyrtarët amerikanë dhe britanikë kanë thënë se nuk kanë qenë në dijeni për sulmet e fundjavës në bombarduesit rusë me kapacitet bërthamor.

Zyrtarët ukrainas i kanë duartokitur sulmet ndaj bazave ajrore në Rusi, duke i cilësuar ato si dëshmi të fuqisë kuftarake të Ukrainës për të përballuar agresionin e Rusisë.

(r.m.)

Comment

*