Trump: Sot pata një bisedë telefonike të mirë e shumë produktive me Putinin

Uashington, 28 dhjetor 2025 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, njoftoi se të dielën e ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, të cilën e ka vlerësuar si “të mirë dhe shumë produktive”.

“Sapo pata një telefonatë të mirë dhe shumë produktive me Presidentin Putin të Rusisë”, ka shkruar Trump në plaftformën Truth Social.

Moska ka konfirmuar se dy liderët kanë zhvilluar një bisedë telefonike, por nuk ka thënë asgjë për përmbajtjen e saj.

Trump ka biseduar me Putinin pak orë para se të takohet me Presidentin e Ukrainës, Volodymur Zelensky. Ai ka njoftuar se takimi me Zelenskyn do të zhvillohet në rezidencën e tij në Mar-al-Lago.

Më herët, duke lavdëruar rolin e administratës së tij në arritjen e marrëveshjes së armëpushimit midis Kamboxhias dhe Tajlandës, Trump ka shkruar se SJBA tani është “paqebërës global”, ndërsa Organizatën e Kombeve të Bashkuara e ka cilësuar si “pak të dobishme” në zgjidhjen e konflikteve në botë, përfshirë Ukrainën.

“Ndoshta Shtetet e Bashkuara janë bërë Kombet e Bashkuara të VËRTETA”, ka theksuar ai.

(r.m.)