Kryetar u zgjodh prof. dr. Mujë Buçpapaj, ndërsa nënkryetar prof. dr. Shyqri Galica
Lidhja e Shkrimtarëve dhe e Artistëve e Shqipërisë dhe Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës, përkatësisht Kryesitë e tyre përfaqësuar nga kryetarët dr. Mujë Buçpapaj dhe prof. dr. Shyqri Galica miratuan Marrëveshjen për themelimin e Lidhjes së Bashkuar të Shkrimtarëve dhe të Artistëve Shqiptarë, me qendër në Tiranë, me vullnetin e lirë, të përbashkët dhe të shprehur për të institucionalizuar bashkëpunimin ndërmjet krijuesve shqiptarë, për të bashkërenduar veprimtaritë letrare dhe artistike në hapësirën shqiptare dhe për të forcuar praninë e kulturës shqiptare në komunikimin ndërkombëtar, duke pasur parasysh kushtet dhe dispozitat përkatëse të kësaj Marrëveshjeje, e cila përmban nenet përkatëse. Në rrjedhë të veprimtarive të kësaj, Lidhjeje njoftohen edhe ministritë përkatëse shtetërore.
Takimi u mbajt në Prishtinë me 17 tetor 20206 në selinë e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.
Kryetar i Lidhjes së Bashkuar të Shkrimtarëve dhe të Artistëve Shqiptarë (LBSHASH) u zgjodh dr. Mujë Buçpapaj, kurse nënkryetar prof. dr. Shyqri Galica, të cilët nënshkruan marrëveshjen. Anëtarët e Kryesisë zgjidhen ng ate gjitha trevat e tjera shqiptare .
Konkretizimi i kësaj marrëveshje erdhi pas vendimit te Kuvenditt e Riorganizmit te Lidhjes së Shkrimtarëve dhe e Artistëve e Shqipërisë, të mbajtur në Tirane më 19 maj 2026, me pjesemarrjen e perfaqësuesve të Lidhjes së Shkrimtarëve e Kosovës dhe të shoqatave të tjera të shkrimtarëve dhe artistëve nga hapsirat shqiptare në Ballkan dhe në botë.
Lidhja e Bashkuar do të zhvillojë veprimtarinë e saj në Shqipëri, Kosovë, në hapësirat e tjera shqiptare etnike në Ballkan, në diasporë dhe në marrëdhëniet me institucionet kulturore e akademike ndërkombëtare.
Jemi një komb, një gjuhë, një kulturë dhe një letersi. Letersia shqipe është një njësi unike nacionale.
Shyqri Galica


