Udhëtari i mbijetuar foli për momentin e rrëzimit të aeroplanit në Indi

Nju Delhi, 12 qershor 2025 – Një shtetas britanik, udhëtar i mbijetuar i aeroplanit të rrëzuar në afërsi të aeroportit Ahmedabad të Indisë pak çaste pas nisjes ka folur për momentin e aksidentit që u motri jetën të paktën 200 personave.

Britaniko-indiani Vishwash Kumar Ramesh, i cili ishte në mesin e 224 personave që gjendeshin në aeroplan, ka treguar për gazetën Hindustan Times, se rreth 30 sekonda pas ngritjes së aeroplanit, përpara se ai të binte, kishte dëgjuar një “zhurmë të fortë”.

“Të gjitha ndodhën shumë shpejt” tha ai, duke shtuar se kishte marrë “lëndime nga goditja” në kraharor, sy dhe këmbë.

“Kur u ngrita, kishte trupa përreth meje. U tremba. U ngrita dhe vrapova. Kishte copa nga aeroplani përreth meje. Dikush më kapi dhe më vendosi në një ambulancë dhe më çoi në spital”, ka deklaruari ai, shkruan skynews.

https://twitter.com/Indian_Analyzer/status/1933161523473502675

Kumar Ramesh ka treguar se edhe vëllai i tij, Ajay, ishte në aeroplan, ulur në një rresht tjetër.

Në video regjistrimet e shpërndara në rrjetet sociale, pas rrëzimit të aeroplanit, në vendin e aksidentit shihet një burrë duke çaluar që ecte drejt shërbimeve të emergjencës.

(r.m.)