Kiev, 27 maj 2025 – Aeroplanët luftarak ukrainas kanë goditur një bazë që i përkiste shërbimit sekret rus FSB në rajonin e Belgorodit, në Rusi, ku kanë mbetur të vrarë edhe oficerë të këtij shërbimi.
Kanali Soniashnyk në Telegram që ka lidhje të ngushta me forcat ajrore ukrainase, njoftoi se sulmi është kryer me aeroplanë MiG-29 që ishin të pajisur me bomba precize franceze AASM Hammer.
Edhe analistët e OSINT kanë konfirmuar në plaformën X se lokacioni që ishte në shënjestër të sulmit shfrytëzohej nga FSB-ja.
Ky sulm shënon eskalimin e mëtutjeshëm të luftës në Ukrainë që filloi me agresionin rus, në shkurt të vitit 2022.
Sulmi në Glotob duket të jetë sulmi i parë i bërë publik ndaj një objekti të FSB-së. Deri më tash, ukrainasit kanë shënjestruar kryesisht bazat ushtarake, depot e municionit, depot e derivateve dhe objektet strategjike në territorin e Rusisë.
(r.m.)