Ukraina kërkon ndihmë nga Papa për riatdhesimin e fëmijëve ukrainas të dërguar në Rusi

Romë, 27 prill 2023 – Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, tha të enjten se e e ka ftuar Papa Françeskun ta vizitonte Ukrainën dhe i ka kërkuar ndihmë për riatdhesimin e mijëra fëmijëve ukrainas të dërguar në Rusi ose në territoret e pushtuara nga Rusia prej fillimit të luftës vitin e kaluar.

“I kërkova shenjtërisë së tij ndihmë për kthimin në shtëpi të fëmijëve ukrainas që po mbahen, po arrestohen dhe po deportohen në Rusi në mënyrë kriminale”, tha ai, në një konferencë shtypi në Romë.

Kievi zyrtar vlerëson se që nga nisja e luftës në Ukrainë, në shkurt të vitit të kaluar, rreth 19.500 fëmijë janë dërguar në Rusi ose në Krimenë e aneksuar nga Rusia.

Kryeministri Shmyhal tha se nga Papa dhe nga Selia e Shenjtë kakwrkuar ndihmw pwr t’i dhënë fund agresionit të Rusisë në Ukrainë.

“Ne diskutuam formulën (ukrainase) të paqes dhe një rrugë dhe ndihmë të mundshme nga shenjtëria e tij dhe Vatikani për t’i arritur të gjitha hapat e formulës së paqes të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky”, tha Shmyhal, citon REL.

Më herët, Papa Françesku ka thënë se dëshiron të shkojë në Kiev, por edhe Moskë, në një mision për vendosjen e paqes.

(r.m.)