Ukraina pranon sistemet e para amerikane “Patriot”

Kiev, 19 prill 2023 – Ukraina ka njoftuar se i ka pranuar sistemet e para amerikane “Patriot”.

“Sot, qielli ynë i bukur ukrainas bëhet edhe më i sigurt sepse sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot kanë arritur në Ukrainë”, ka shkruar në Twitter ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov.

Sistemet “Patriot”, të cilat vlerësohen si sistemet më të avancuara amerikane të mbrojtjes ajrore, janë dërguar në Ukrainë nga Gjermania.

Pritet që këto sisteme të ndihmojnë mbrojtjen e Ukrainës nga sulmet e vazhdueshme me raketa nga Rusia.

(r.m.)