Ukraina thotë se dhjetëra dronë rusë i ka rrëzuar gjatë natës mes të hënës e të martës

Kiev, 19 shtator 2023 – Në rajonet jugore dhe lindore të Ukrainës, kanë vazhduar luftimet. Shtabi i Përgjithshëm i forcave ukrainase tha se kanë vazhduar operacionet sulmuese ndaj frcave ruse në zonat rreth Mlitopolit dhe Bahmutit, në përpjekje për të rimarrë territor dhe “për të konsoliduar pozicionet e reja”.

Shtabi tha gjithashtu se, gjatë natës midis 18 dhe 19 shtatorit, forcat ukranase i kanë shkatërruar 27 nga 30 dronët kamikazë rusë në pjesë të ndryshme të vendit. Sipas njoftimit, dronët e prodhimit iranianë kishin shënjestruar rajonet e Harkivit, Krjvij Rihut, Odesës dhe Hmelnjtskijit.

Ndërkaq, në Lviv, qytet që gjendet larg vijave të frontitm në perëndim të Ukrainës, ka ndodhur në shpërthim që ka shkaktuar zjarr në një depo industriale. Nuk raportohet për viktima apo të lënduar dhe as për shkaktarin e shpërthimit.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të mbajë një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, këtë javë Ai pritet t’i të bëjë presion komunitetit ndërkombëtar për më shumë mbështetje për shtetin e tij.

Por, raportohet se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë po i bëjnë presion Ukrainës që të tregojë sukses gjatë kundërofensivës që ka nisur në qershor, pasi ky kundërsulm është më i ngadalshëm se sa pritej.

(r.m.)