Ukraina thotë se e ka rrëzuar një avion bombardues strategjik të Rusisë

Kiev, 19 prill 2024 – Ukraina tha se forcat e saj e kanë rrëzuar një bombardues me rreze të gjatë veprimi. Sipas ushtrisë ukrainase, bombarduesi strategjik i llojit Tu-22M3 ishte përdorur nga Rusia për të lëshuar raketa lundruese në mbarë Ukrainën.

“Për herë të parë, njësitë kundërajrore të Forcave Ajrore, në bashkëpunim me Inteligjencën Mbrojtëse të Ukrainës, kanë shkatërruar një bombardues strategjik me rreze të gjatë veprimi Tu-22M3”, thuhet në njoftimin e ushtrisë ukrainase në rrjetet sociale.

Njoftimi për rrëzimin e bombarduesit strategjik u publikua pak pasi president i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u kërkoi aleatëve perëndimorë që në mënyrë urgjente ta furnizojnë shtetin e tij me më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore.

“Çdo shtet që ofron sisteme të mbrojtjes ajrore për Ukrainën, çdo udhëheqës që ndihmon në bindjen e partnerëve tanë se sistemet e mbrojtjes ajrore nuk duhen të ruhen në hangar, por të dislokohen në qytete dhe komunitete që përballen me terror, dhe çdokush që mbështet mbrojtjen tonë, është shpëtimtar”, shkroi Zelensky në platformën X.

Të shtunë, më 19 prill, u njoftuar se nga sulmet raketore ruse në Dnipro janë vrarë të paktën dy persona dhe janë plagosur 15 të tjerë.

“Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për terrorin e saj dhe të gjitha raketat dhe dronët ‘Shahed’ duhet të rrëzohen”, shkroi Zelensky.

Ukraina po kërkon me ngulm më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore, për t٥ përballuar sulmet e intensifikuara ruse që po e shënjestrojnë infrastrukturën kritike ukrainase. Kievi që po përballet me mungesë të armëve dhe të municioneve pret që Kongresi amerikan të zhbllokojë një paketë të ndihmës ushtarake që konsiderohet kritike për përballimin e sulmeve të Rusisë. Paketa e ndihmës ushtarake me vlerë prej 60.84 miliardë dollarësh për Ukrainën është bllokuar në Dhomën e Përfaqësuesve, për shkak të kundërshtimeve të ligjvënësve republikanë të linjës së ashpër. Kjo paketë e ndihmës ushtarake për Ukrainën pritet të hidhet në votim në Dhomën e Përfaqësuesve të shtun٥n, më 20 prill.

(r.m.)

Comment

*