Ukraina thotë se të dielën i ka rrëzuar 35 dronë rusë

Kiev, 10 mars 2024 – Kievi njoftoi të dielën, më 10 mars, se i ka rrëzuar 35 dronë të lëshuar nga Rusia anembanë Ukrainës, përfshirë edhe në rajonin e kryeqytetit. “Si rezultat i operacioneve luftuese, janë rrëzuar 35 dronë ‘Shahed’ të prodhimit iranian në mbi dhjetë rajone”, thuhet në një postgim të Forcave Ajrore të Ukrainës në rrjetet sociale.

Në njoftim thuhej se dronët janë rrëzuar në rajonet qendrore të Kievit, Vinitsjas, Çerkasit dhe Dnipropetrovskit, si edhe në rajonet jugore të Odesës, Hersonit dhe Mikolajivit.

Edhe rajonet e Zhitomirit dhe Hmelnitskit, në perëndim të Ukrainës janë dogitur me dronë.

Autoritetet ushtarake ukrainase thanë në rajonet lindore të vendit, në Harkiv dhe në Donjeck, ushtria ruse ka kryer sulme me raketa. Zyrtarët në rajonin e Donjeckut thanë se qyteza e Mirnogradit është goditur me raketa ruse.

“Granatime ruse në Mirnograd me tri raketa S-300. Të paktën nëntë persona janë plagosur, përfshirë një adoleshent”, shkroi në rrjetet sociale kreu i rajonit të Donjeckut, Vadym Filashkin.

Në rajonin verilindor të Harkivit, guvernatori Oleg Synegubov, tha se është sulmuar një kamp i rekreacionit në qytetin e Bogoduhivit, që është qyteti më i afërt me kufirin rus.

(r.m.)