Në ditën e Komunës së Tuzit u bë edhe hapja e zyrës së Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon.
Tashmë kjo zyrë do jetë funksionale në realizimin e projekteve të përbashkëta të Unionit të Bashkive Shqiptare.
Unioni i Komunave Shqiptare është krijuar në Tiranë në vitin 2016, fillimisht në mes Bashkisë së Tiranës, Komunës së Prishtinës, atë të Tetovës, pastaj Ulqinit dhe Preshevës.
Nga viti 2019 anëtare e kësaj organizate është edhe Komuna e Tuzit. /MALESIA.ORG/