Urdhëresa lidhur me shtyrjen e përkohshme 540 ditore të afatit të autorizimit për punë (EAD)

Çështje të Emigracionit: Për ju Avokati Kieran Both

Avokati Kieran Both

Dokumenti i Autorizimit për Punë(sim) (EAD) është një leje pune që u jepet individëve në kategori të ndryshme emigrimi. Nëse merrni një EAD, mund ta përdorni për t’i vërtetuar punëdhënësit se jeni ligjërisht i autorizuar për të punuar në Shtetet e Bashkuara. Nëse keni të drejtë për një EAD, mund të paraqisni një aplikim nëpërmjet Formularit I-765, me foto dhe tarifën përkatëse, nëse kjo e fundit ju kërkohet. Sa kohë që kualifikoheni për të marrë EAD, mund të bëni kërkesë për rinovimin e saj përpara se t’i dalë afati. Më parë, Shërbimi i Emigracionit dhe i Nënshtetësisë së SHBA-së (USCIS-i) ofronte një shtesë 180-ditore të lejes së punës aplikantëve të caktuar që kishin paraqitur kërkesë për rinovim të EAD-së dhe ishin në pritje të shqyrtimit të saj. Por tani, për shkak të vonesave në procesimin e këtyre çështjeve, USCIS-i e ka rritur përkohësisht kohën e shtyrjes automatike të vlefshmërisë së EAD-së, nga 180 në 540 ditë, sa kohë që një aplikim për rinovim është në pritje për t’u shqyrtuar. Ky ndryshim mori formë zyrtare nëpërmjet Rregullit Përfundimtar të Përkohshëm, i cili do të mbetet në fuqi deri më 26 tetor 2023. Pas datës 26 tetor 2023, USCIS-i ka bërë të ditur që do t’i rikthehet shtyrjeve automatike 180-ditore.

A kualifikohem për të përfituar shtyrje të mëtejshme të lejes së punës?

Po, nëse: 

  • Keni paraqitur në kohë aplikimin për rinovim të EAD-së përpara datës 4 maj, 2022 si dhe nëse ju ka skaduar shtyrja e mëparshme automatike 180-ditore. Në këtë rast, mund të merrni një shtyrje shtesë prej 360 ditësh të lejes për të punuar. 
  • Keni paraqitur në kohë aplikimin për rinovim të EAD-së përpara datës 4 maj, 2022, dhe shtyrja fillestare 180 ditore nuk ka skaduar ende. Në këtë rast mund të përfitoni çfarë ju ka mbetur nga shtesa 180-ditore plus një shtyrje shtesë prej 360 ditësh të lejes për të punuar. 
  • Keni paraqitur ose do të paraqisni në kohë aplikimin për rinovim të EAD-së në periudhën ndërmjet datës 4 maj, 2022 dhe 26 tetor, 2023. Në këtë rast, përveç shtesës 180-ditore, do të merrni dhe shtesën 360-ditore, për një total prej 540 ditësh shtesë të lejes së autorizimit për punë. 

Për të përfituar nga shtyrja deri në 540 ditë e afatit të lejes së punës, duhet të keni paraqitur në kohë aplikimin për rinovim të lejes së punës në një nga kategoritë që përfitojnë shtyrjen në fjalë (shiko më poshtë), brenda datës 27 tetor, 2023. Dokumentin e autorizimit për punë që ju ka skaduar ose po skadon si dhe formularin I-797C që ju ka dërguar USCIS-i pasi paraqitët kërkesën për rinovim të EAD-së, duhet t’i përdorni si dëshmi që keni leje për të punuar në SHBA. Punëdhënësit tuaj i kërkohet që të verifikojë dhe riverifikojë autorizimin tuaj për punë si dhe të regjistrojë të dhënat e detajuara të dokumentave tuaj përkatës në formularin I-9.

Në rast se ju ose punëdhënësi juaj keni paqartësira lidhur me kohën kur skadon shtyrja e autorizimit për punë, kini parasysh që nuk jeni të vetmit. USCIS-i ka krijuar një mjet në internet për t’ju ardhur në ndihmë në rast se ju ose punëdhënësi juaj duhet të llogarisë datën e shtyrjes së autorizimit për punë: https://www.uscis.gov/i-9-central/form-i-9-resources/employment-authorization-document-ead-automatic-extension- calculator

Së fundi, nëse nuk ju aprovohet aplikimi për rinovim të EAD, atëherë shtyrja automatike e autorizimit të punës mund të përfundojë përpara periudhës 540-ditore. Për rastin tuaj konkret lidhur me marrjen e autorizimit për punë, ju lutemi të këshilloheni me avokatin tuaj. 

Në kategoritë që kualifikohen për shtyrjet e lartpërmendura përfshihen:

(a)(3) Refugee

(a)(5) Asylee

(a)(10) Withholding of Deportation or Removal Grant

(a)(17) Spouse of principal E nonimmigrant, me I-94 të vlefshme.

(a)(18) Spouse of principal E nonimmigrant L-1, me I-94 të vlefshme.

(c)(8) Asylum Application Pending

(c)(9) Pending Adjustment of Status under Section 245 of the Act

(c)(10) Cancellation of Removal Applicants

(c)(26) Spouses of certain H-1B principal nonimmigrants, me I-94 të vlefshme.  

(c)(31) VAWA Self-Petitioners

Kjo rubrikë nuk e zëvendëson konsultën individuale ligjore me një avokat që njeh mirë faktet dhe rrethanat që një person i caktuar ka paraqitur në çështjen e tij ose të saj. Ju bëjmë thirrje që për rastin tuaj konkret, të këshilloheni me një profesionist me përvojë në fushën e emigracionit. Qёllimi ynё ёshtё tё ndihmojmё komunitetin shqiptar dhe të bëjmë të mundur që emigrantёt të kenë informacionin e nevojshëm pёr tё kёrkuar ndihmё nё mёnyrё tё pavarur. Ju inkurajojmë që komentet apo pyetjet tuaja t’i bëni përmes telefonit apo e-mail-it. Adresa elektronike është [email protected]