Urime të përzemërta për Dom (Monsignor)  Lush Gjergjin

I nderuar Dom (Monsignor) Lush Gjergji!

Komuniteti Shqiptar në Dioqezen e Arlingtonit, ne shtetin e Virxhinias, SHBA, ju dërgon urimet më të ngrohta e më të përzëmrta me rastin e përvjetorit tuaj të artë!

Ju falenderojmë me dashuri, mirënjohje dhe dashamirësi  për  pranimin tuaj ndaj thirrjes hyjnore për shërbimin e palodhur ndaj nevojave shpirtërore të popullit, për përhapjen e kulturës e qytetërimit shqiptar, për punën e madhe lidhur me shenjtoren Nënë Tereza. Gjithashtu,  falenderime speciale për ndihmën tuaj , udhëzimet e meshat e mbajtura këtu me ne , në bregun lindor të SHBA.

Komuniteti ynë u themelua ,  egziston dhe gjallon me ndihmën dhe   prezencën tuaj.

Ju lutemi pranoni urimet më të mira dhe lutjet tona për jetë të gjatë, të begatë e bekimet e Hyjit.

Ne ju duam shumë dhe ju mirërpresim së shpejti!

Në vazhdimësi të këtij mesazhi gjeni ju lutemi urimet zyratre si dhe një kolazh me video e shkrime per aktivitetet tona këtu ku ne kemi pasur bekimin e prezencës suaj.

Ad Multos Annos Dom Lush!

Mesha me Dom Lushin  Tetor 2016 pasqyruar në shtypin Amerikan

https://www.catholicherald.com/article/local/arlingtons-first-albanian-mass-celebrated-by-mother-teresas-biographer/

Fillimet e integrimit ne Dioqezën e Arlingtonit 

https://www.arlingtondiocese.org/diocesean-cultural-ministries/european/albanian/albanian-community/

Ftesa prë në aktivitetin e Bibliotekes së Kongresit Amerikan

Video e Aktivitetit në Bibliotekën e Kongresit Amerikan

https://www.loc.gov/item/2021690324/

Mesha e mbajtur më 7 Maj 2022
https://www.botasot.info/religjion-kultura/1809614/ms-lush-gjergji-mbajti-meshe-shqip-per-komunitetin-shqiptar-ne-dioqezen-e-arlingtonit-virxhinia/