Kabul, 19 gusht 2021 – Të tjera pamje tronditëse dalin nga Kabuli. Nënat e dëshpëruara afgane i hodhën fëmijët e tyre mbi telat me gjemba në aeroport, duke përgjëruar ushtarëve britanikë që t’i dërgonin në një vend të sigurt.
Një oficer ushtarak rrëfeu skenën për “Indipendet”.
“Kishte nëna të dëshpëruara që po dhunoheshin nga talebanët. Ato thërrisnin: ‘Ma shpëto fëmijën!’ dhe na i hidhnin foshnja. Disa foshnja ranë mbi telat me gjemba. Ajo çka ndodhi ishte një tmerr. Asnjëri prej nesh nuk mbeti pa qarë atë ditë”, rrëfeu ushtaraku, citon Panorama.al.
Mediat britanike kanë publikuar pamje të fëmijëve duke kaluar përtej telave me gjemba, në përpjekje dëshpëruese për t’u dhënë një jetë më të mirë. Të paktën 12 persona raportohet ta kenë humbur jetën që prej të shtunës në Afganistan.
Ndonëse talebanët premtuan një qeveri më të moderuar, ata nuk po e ndalin dhunën ndaj civilëve.
(r.m.)