Ushtria izraelite njoftoi se tetë ushtarëve janë vrarë gjatë luftimeve në Liban

Jerusalem / Bejrut, 2 tetor 2024 – Ushtria izraelite njoftoi se tetë ushtarë të saj janë vrarë në luftimet me pjesëtarë të Hezbollahut në Libanin jugor. Zyrtarët ushtarakë kanë bërë të ditur se ushtarët janë vrarë në dy raste të ndara.  

Katër ushtarë të tjerë dhe një oficer janë plagosur rëndë të mërkurën.

Hezbollahu tha se luftëtarët e tij janë përleshur me ushtarët izraelitë në dy lokacione në jug të Libanit, afër kufirit me Izraelin, ku filloi operacioni tokësor i trupave izraelite. Në njoftim thuhet se shumë ushtarë janë vrarë dhe plagosur në një shpërthim.

Mediat izraelite raportojnë se njësitë e këmbësorisë dhe të tankistëve po veprojnë në Libanin jugor.

Të dyja palët raportuan se luftimet midis ushtarëve izraelitë dhe luftëtarëve të Hezbollahut në Libanin jugor po vazhdojnë. Izraeli komnfirmoi se në zonën kufitare ka dërguar trupa shtesë dhe artileri.

Ushtria izraelite ka vazhduar operacionet edhe në Gazë. Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë raportuan se në sulmet ajrore dhe në operacionet tokësore në Khan Younis janë vrarë të paktën 51 persona, duke përfshirë gra dhe fëmijë.

(r.m.)

Comment

*