Vajza e Donald Trumpit, Tiffany, e realizon fotosesionin e shtatzënisë në studion e fotografit shqiptar Fadil Berisha, në New York

New York, 2 maj 2025 – Tiffany Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, ka realizuar së fundmi një fotosesion të veçantë artistik me fotografi shqiptar me famë botërore, Fadil Berisha, në qytetin e New Yorkut.

Ka qenë vetë Berisha ai që ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram disa prej imazheve nga ky bashkëpunim, duke shfaqur Tiffany-n rrezatuese në pritje të ëmbël.

E veshur me një fustan elegant rozë dhe duke përqafuar barkun e saj të rrumbullakosur, Tiffany paraqitet në një dritë plot ndjeshmëri dhe elegancë – një homazh i bukurisë së nënës së ardhshme.

“Së shpejti nëna e bukur”, ka shkruar ndër të tjera fotografi në postimin e tij, duke e shoqëruar me disa nga fotografitë më të spikatura të sesionit.

Tiffany Trump është shtatzënë për herë të parë dhe së shpejti ajo dhe bashkëshorti i saj, Michael Boulos, pritet të bëhen prindër.

Çifti u martua në një ceremoni luksoze në nëntor të vitit 2022 në rezidencën e familjes Trump në Mar-a-Lago, Florida.

Ky bashkëpunim me Fadil Berishën vjen si një tjetër dëshmi e reputacionit ndërkombëtar që gëzon fotografi shqiptar, i cili ndër vite ka fotografuar personalitete të njohura të politikës, modës dhe artit, përfshirë Hillary Clinton, Tyra Banks, Priyanka Chopra dhe shumë të tjerë.

Berisha, i cili jeton dhe punon në SHBA, është vlerësuar për stilin e tij unik, të ndjeshëm dhe artistik, duke u bërë një prej emrave më të kërkuar në industrinë e modës dhe portreteve.

Ky fotosesion me Tiffany Trump vetëm sa e forcon më tej rrugëtimin e suksesshëm të fotografit shqiptar dhe njëkohësisht i jep një tjetër dimension prezencës së shqiptarëve në skenën ndërkombëtare të artit.

Tiffany Trump (Foto: Fadil Berisha)

Tiffany Trump (Foto: Fadil Berisha)

Tiffany Trump (Foto: Fadil Berisha)

Tiffany Trump (Foto: Fadil Berisha)

Tiffany Trump (Foto: Fadil Berisha)

Tiffany Trump (Foto: Fadil Berisha)

Tiffany Trump (Foto: Fadil Berisha)

Tiffany Trump (Foto: Fadil Berisha)

(Telegrafi)

Comment

*