Vdes vjehrra sllovene e ish-Presidentit Donald Trump

Nga Ruben Avxhiu

Amalija Knavs, e njohur më shumë për lidhjen e vajzës së saj, Melania me ish-Presidentin Donald Trump, ka vdekur në moshën 78-vjeçare.
Lajmin e ka dhënë ish-Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, që shprehu “trishtimin e thellë” për humbjen e nënës, por nuk dha shkakun e vdekjes.
“Amalija Knavs ishte një grua e fortë që gjithmonë e mbajti veten me hir, ngrohtësi dhe dinjitet”m shkroi vajza e saj Melania, në rrjetin social X, “Ajo ishte tërësisht e përkushtuar ndaj bashkëshortit të saj, vajzave, nippit dhe dhëndrrit. Do të na mungojë pa masë dhe do të vazhdojmë ta nderojmë kujtimin e saj”.
Narën e Vitit të Ri, në festën e mbajtur në Mar-a-Lago, ish-Presidenti Trump kishte thënë se e shoqja ishte në spital pranë të ëmës, në Miami, Florida, sepse ishte shumë e sëmurë.
“Kjo është një natë e vështirë për të gjithë familjen Trump”, deklaroi ai sot.
Vdes vjehrra sllovene e ish-Presidentit Donald Trump
Melania Trump lindi në Slloveni, në kohën e Jugosllavisë së Titos dhe më vonë emigroi në Shtetet e Bashkuara si modele. Prindërit u bënë nënshtetas amerikanë, nëpërmjet bashkimit familjar me vajzën e tyre dhe kanë jetuar kryesisht në New York. Amalija Knavs ka qenë punëtore në një fabrikë tekstili në Slloveni.