Vdiq autori i “Jezusit Shqiptar”

Michael C Tracy, një nga artistët e mëdhenj të muraleve në New York City ka ndërruar jetë.

Ai la gjurmë edhe në jetën e komunitetit shqiptaro-amerikan me muralin e njohur në parking afër Arthur Avenue, kushtuar bashkatdhetarit tonë të ndjerë Anton D Nikçi. (Djali mërgimtar u vra mbrapa shpine duke thyer zemrat e familjarëve dhe miqve të shumtë që e njihnin.)

Lagjia e njihte muralin si “Jezusi Shqiptar”.

Fotografia shoqëruese është marrë Gjovalin Nikçi nga i cili mësova edhe lajmin e vdekjes së artistit Tracy. Është një faqe nga një libër i Shefit të famshëm të kuzhinës franceze në New York, Daniel Boulud, ku ai ka pozuar përpara Muralit.  

Fotografia e muralit ka shoqëruar shumë shkrime për komunitetin shqiptar në Bronx e New York, e ka qenë një pikë takimi e vizitash nga banorë lokalë e vizitorë të panumërt.

Michael C Tracy nuk është më, por gjurmët e tij shumëngjyrëshe do të vijojnë të jenë të gjalla anembanë Qytetit që nuk flë. (Ruben Avxhiu)