Vela: Grupet kriminale të Serbisë po i detyrojnë serbët e Kosovës të shkojnë në tubimin e Vuçiqit në Beograd

Prishtinë, 17 maj 2023 – Shefi i stafit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka thënë se grupet ilegale dhe kriminale të Serbisë në veri po angazhohen për të detyruar serbët e Kosovës që të marrin më në masë pjesë në tubimin e organizuar në Beograd më 26 maj nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

“Po përgatiten listat e të gjitha personave që do të udhëtojnë, po merren me qira gjithë autobusët në dispozicion në veri të Kosovës, pushime vjetore të anuluara të punëtorëve. Kanë urdhëruar institucionet që të rishikojnë të gjitha lejet që u janë dhënë punëtorëve në terren dhe po ashtu të gjitha objektet shëndetësore janë paralajmëruar të mos miratojnë pushime mjekësore. Detyruan të gjitha furrat e bukës të përgatisin pako ushqimore për njerëzit që udhëtojnë në Beograd, ndërsa detyruan të gjitha shtypshkronjat të përgatisin materiale për tubime”, ka shrkuar Vela në Twitter.

Vela ka thënë se derisa Vuçiqi dhe tjerët vazhdimisht trumbetojnë “se serbët vendas në Kosovë janë të rrezikuar nga shqiptarët, ata nuk e kanë problem t’u drejtohen kompanive të autobusëve në pronësi të shqiptarëve për t’i transportuar njerëzit në Beograd”.

“Serbia është një vend farsë dhe një fasadë e një demokracie që glorifikimin frikësimin”, ka shkruar Vela.

(r.m.)