Prishtinë, 14 korrik 2025 – Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, e cila ishte vrarë më 29 nëntor 2023, ka kërkuar dënim maksimal për të akuzuarit për vrasjen e së motrës – Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.
“Dënimi nuk na e kthen Liridonën, por të paktën le të jetë shembull për të gjithë ata që tentojnë të bëjnë krim të tillë}, ka thënë ai të hënën, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjatë dëshmisë në procesin gjyqësor kundër të akuzuarve Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj.
Në fillim të dëshmisë, ai e ka përshkuar rastin e marrjes së njoftimit për vrasjen e Liridonës, përshkrimin e rastit nga Naimi dhe sjelljet e veprimet e tij, të cilat i cilësoi si sjellje jonormale të një burri të cilit i ishte vrarë bashkëshortja vetëm pak orë më parë. Ai ka shpjeguar në mënyrë të detajuar takimin e parë me Naimin, në hotelin “Sëiss Diamond” në Prishtinë.
“Kur kemi shkuar në Sëiss më kanë thënë se [Naimi] është në dhomë. Kemi shkuar në dhomë, Naimi ishte rate (shtrirë) në krevat. Në tavolinë i kishte disa gjëra ushqimore. Po ashtu, e kishte porositur edhe drekën. U habitëm, por menduan se ishte i frikësuar ose po vuante nga mërzia”, ka thënë Ademaj.
Ai ka treguar se Naimi ka hezituar të shkojë në morgun e spitalit, ndërsa te morgu ka refuzuar ta shohë kufomën e Liridonës.
“Kur shkuam në morg, mjeku na tha: ‘nëse keni ndonjë problem, mund të mos vini. Aty Naimi tha: ‘kam probleme me zemër dhe nuk e di a muj me pa”, ka treguar Ademaj.
Ai ka thënë se djali i axhës së tij kishte insistuar që Naimi ta shihte trupin e Liridonës, por ai e kishte shikuar vetëm vetëm nga larg, nga dera e morgut.
Leonard Ademaj ka thënë se Naimi kishte bërë përshkrim të paqartë edhe të ngjarjes kriminale dhe se i kishte rënë në sy qetësia e Naimit. Ai ka thënë se Naimi kishte shkuar me vonesë edhe në ceremoninë e varrimit të Liridonës.
Vëllai i Liridonës ka treguar se përshkrimet e ngjarjes nga Naimi dhe sjelljet e tij kishin çuar në përfundimin se diçka nuk shkonte. Ai pa treguar se menjëherë pas përfudnimit të ceremonisë së varrimit ishin kthyer direkt në shtëpinë e tyre dhe sapo kishin arritur në shtëpi, babai i tij kishte thënë se miqësia mes tyre e familjes së Naimit kishte mbaruar.
“… sepse, si ka mundësi që Naimi ka ikë nga vendi i ngjarjes bashkë me fëmijët, ndërsa Liridona ka mbetë aty”, e ka cituar ai babain e tij.
Ademaj ka thënë se pak kohë më vonë kanë kuptuar nga mediet për arrestimin e Naim Murselit dhe Granit Pllavës.
Ndër të tjera, Leonard Ademaj, ka thënë se edhe nga rrëfimet e fëmijëve të Liridonës së ndjerë kuptohet se Naimi e kishte ndihmuar kryerjen e vrasjes nga Kushtrim Kokalla. Ai ka thënë se njëri nga fëmijët (D…) ka treguar se si ka ndodhur ngjarja në prani të psikologëve në Suedi.
“Hajni e ka fut dorën dhe ia ka ba mamit ‘bam’”, ka cituar Leonardi.
A I ka thënë se fëmijët kanë treguar se Naim Murseli e mbajtur për dore Liridonën në momentin e vrasjes.
“Këtë e dëshmon edhe raporti i autopsisë”, ka thënë ai.
Në vazhdim dëshmitari Ademaj u është përgjigjur pyetjeve të avokatëve mbrojttës të të akuzuarve, si edhe nga i akuzuari kryesor, Naim Murseli. Sipas tij, disa muaj më parë Liridona kishte kuptuar për tradhëti bashkoshortore nga Naimi, por ajo, siç është shprehur, “e kishte zgjidhur vetë këtë punë”.
Duke folur për gjendjen materiale të Naijmit, Leonardi ka thënë se vetë Naimi I kishte thënë babait të tij se e kishte paguar një sigurim për Liridonën.
“E di mirë ku i ke thanë babait të vet, në shtëpi: ‘ia kam maru ni sigurim Liridonës që nesër me i ndodhë diçka përfitojmë shumë dhe fëmijët sigurohen”, kas thënë Ademaj, duke u përgjigjur në një pyetje për motivin e vrasjes së Liridonës.
Seanca gjyqësore e radhës do të mbahet në muajin shtator.
Në seancën fillestare, të mbajtur më 31 janar 2025, Naim Murseli është deklaruar i pafajshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademajt, Granit Plava nuk është deklaruar rreth fajësisë, kurse Kushtrim Kokalla ka thënë se nuk do të deklarohet para se të konsultohet me mbrojtjen.
Tom Dodaj, i akuzuar për shitjen e armës me të cilën është kryer vrasja, e ka pranuar fajësinë. Në gjykim të shkurtuar, ai është dënuar me 5 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë.
(r.m.)