Vëllezërit Lucaj dhe shoqëria Trieshjane grumbulluan fonde për rrugën e Gozdecit

Nga Keze Kozeta Zylo

Në Restorantin Tesoro D’Italia 160 Marble Avenue Pleasantville NY, 10750, vëllezërit e nderuar Lucaj, Tony Dedivani shtruan një darkë me shoqërinë Trieshjane.  Qëllimi i këtij tubimi ishte sa patriotik po aqe dhe njerëzor.  Të ndihmosh Atdheun në nevojë dhe familjen është një nga detyrat më të bukura dhe më prekëse.  Vëllezërit Lucaj nuk e kanë për herë të parë për tubime të tilla. 

Fushata ishte për ngritjen e fondeve për ndërtimin e rrugës së Gozdecit, pasi Gozdeci eshtë i vetmi fshat në Malesi të Madhe pa rrugë automobilistike.

Fshati Gozdec është afër zonës së Trieshit i cili  është shumë i dëgjuar për kishën e saj më të vjetër në Budëz, por deri në shekullin e 17-të ishte në gërmadha. Pjetër Bogdani shkruan në vitin 1672 se famullia nuk kishte prift dhe kishte nevojë për misionarë dhe mësues shkolle.  Kisha e Trieshit në atë periudhë kishte një regjistër që nga viti 1753, data më e hershme e konfirmuar e përdorimit të ndërtesës. Informacioni për famullinë e Trieshit në vitin 1745 është gjithashtu informacioni më i hershëm i saktë mbi figurat e popullsisë së fisit. Asokohe kishte 84 familje me 580 besimtarë katolikë.

Zakonet funerale të Trieshit si ato të Malësisë në përgjithësi përfshijnë vajtimin (gjamën) të të ndjerit në mënyrë kolektive nga një grup burrash (gjamatarë).

Bujaria dhe urtësia e vëllezërve Lucaj bënë që të shtronin darkën për të pranishmit dhe me respekt vëllazëror mblodhën fonde në këtë nismë bamirësie.

Vellezerit Lucaj janë dalluar për fushtata për ngritjen e fondeve, si për kanndidat për kongresist, senator apo politikanë të dryshëm.

Familja Lucaj, është një familje e njohur e Trieshit, për çështjen kombëtare.  Gjyshi i tyre është nderuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me urdhrin “Kalorsi i Skëndërbeut”.

Në restorantin e tyre kane drekuar gjithashtu Presidenti Clinton, Hillary Clinton dhe shkrimari i famshëm amerikan James Patterson.

Në këtë tubim për mbledhje fondesh morën pjesë aktivistë të mirënjohur në Komunitet si gazetari i shquar i Zërit të Amerikës Gjekë Gjonlekaj, kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro Amerikan z. Mhill Velaj, Zeke Kalaj një donator i vecantë i komunitetit, Shaqir Gjokaj kryetar i Shoqatës “Malësia e Madhe”, Vase Ulaj, Nikoll Juncaj, Prend Qeta, Kole Cacaj etj.

Me plot dashamirësi dhe kulturë mori pjesë dhe Shoqata Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” Inc. e perfaqësuar denjësisht nga z. Faton Zogiani anëtar i Bordit të Drejtorëve të Shoqatës.  Z. Zogiani në fjalën e tij tha se udhët e Atdheut duhen rregulluar dhe në emër të shoqatës do të japim një shumë simbolike që dhe vëllezërit tanë të kenë mundësi të jetojnë si gjithë të tjerët.  Unë e cmoj shumë patriotizmin tuaj dhe si student i Kosovës e kam ndjerë nga afër solidarizimin vëllazëror të shqiptarëve anë e mbanë trojeve tona dhe globit, përfshire dhe Malësinë e Madhe.  Ne e pranuam me shumë dëshirë këtë ftesë pasi është një bamirësi që duhet ta bëjmë për Atdheun tonë.

Ne kemi grumbulluar një shumë simbolike dhe urojmë që ajo rrugë të shtrohet si dhe cdo pëllëmbë tokë shqiptare të begatohet.  Nga Shoqata “Skënderbej” kishin ardhur anëtaret e saj si Faton Zogiani, Elisa Qehaja, Esat Seci, Lulzim Nika, Doris Zefi, Selim Kortoci, Fatbardha Xama, Hysenim Xama, simpatizanët si Prek Nilaj dhe Ndok Nilaj, pra një grup i konsiderueshëm. 

Tubime të tilla nga njerëz atdhetarë e shtojnë dhe më shumë përparimin e Kombit si dhe unitetin midis shqiptarëve.

8 Shtator, 2023

New York