Nga Arben Dedaj
Sa do qe kalojnë vitet, edhe pse kemi dikë që na thrret edhe ne “babë”, mungesa e babës asht nji gropë në shpirt qe nuk e mshel kurrgja. Nji pjese te zemres baba ta merr me vete pergjithmone, atje n’jeten e pasosun.
Baba gjithashtu asht kreu dhe forca e familjes. Baba t’jep kshillat e para dhe ato ma te vyeshmet por nji gja nuk e ban, nuk te mson si me jetu pa te. Sepse kurrgja nuk asht ma njisoj kur baba nuk asht ma.
M’kujtohet kur isha fmi, knaqsia ma e madhe per mu ishte kur i thojsha “ Bac , e pruna ujin prej kronit!” e baba m’thojke “ he ty t’lumshin kraht!” Tan rrugen e bajsha i motivuem prej atyne fjalve, ato fjale ma hiqshin lodhjen . E kishim kronin larg , por ato fjale qe kisha qef me i nigju me bajshin me shpejtu per ne shpi.
Sot jam 45 vjeç dhe cka do (pak) qe kam mrri ne jete, nuk e kam provu ma ate lloj emocioni; ate ndjesi qe provojsha kur i thojsha babes: “qe bac, e bana!” .
Babe, siper shpatullave te tua asht vendi ma i nalte prej t’cilit e kam pa boten. Pergjithmone ne zemrat tona, tash edhe me kangë: