Veprimtari në SHBA kushtuar Kosovës në 16 Vjetorin e Pavarësisë

Nga Merlin Tushe

Më 17 Shkurt 2024, Kosova festoi 16 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, me këtë rast në SHBA u organizuan evente të ndryshme nga institucionet amerikane dhe shqiptare. Në qiellin amerikan u valëvitën flamujt e Kosovës, Amerikës dhe Shqipërisë, nuk mungoi të shpalosej edhe flamuri i Shqipërisë etnike mes dy figurave legjendare Ismail Qemali dhe Isa Boletini.

Me këtë rast Ambasadori i Konsullatës së Kosovës në New York, Dr. Blerim Reka organizoi një pritje madhështore në New York me pjesëmarjen e diplomatëve amerikanë, shqiptarë, medias dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile. Ku nën tingujt melodioz të Hymnit të Kosovës, Amerikës dhe këngëve patriotike interpretuar nga artistët Ergin Oda dhe Mariza Ikonomi të ftuarit kaluan një mbrëmje të këndshme e të veçantë.

Për nder të festës së Pavarësisë së Kosovës edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Washington, DC., Ilir Dugolli pikërisht më datë 17 Shkurt 2024, organizoi një event tepër mbresëlënës e të paharuar në Selinë e Ambasadës Shqiptare në Washington, DC., me praninë e diplomatëve amerikanë, shqiptarë, përfaqësues të medias e komunitetit shqiptar. Të ftuar special ishin Ambasadori William Walker së bashku me bashkëshorten e tij, personaliteti i lartë i TV – Zëri i Amerikës Elez Biberaj, aktivistet Moza, Dajçi, Merita B. McCormack etj. Festa u mbyll me një foto të përbashkët në verandën e Ambasadës shoqëruar me një koktej të pasur me ushqime tradicionale shqiptare, pije e fruta të stinës.

Takime të rëndësishme gjithashtu u mbajtën nga Senati Amerikan në Albany nga Senatorja Jesica Spanton dhe Assembly Assistant Majority Leader 61st Districkt, Charles D. Fall, me inisiativën e aktivistëve të njohur Naser Nika Shpëtim Qorraj dhe mbështetjen e Vanesa Lumanit. Edhe nga New York City Council – Adrienne E. Adams, Robert F. Holden, Joseph C. Borelli, David Carr, Kristty Marmorato pritet që të organizojnë festën e pavarësisë së Kosovës në New York.

Federata Vatra në New York hapi një ekspozitë fotografike me rastin e 16 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Koncert artistik u shfaq në New York edhe nga elita e artistëve shqiptarë Merita Halili, Raif Hyseni, Aurela Gaçe, Mariza Ikonomi, Ergin Oda, etj.

Por kjo pavarësi nuk u fitua lehtë, u deshën 600 vjet që Kosova të fitonte paqen shkëputur nga armiku shekullor serbia, e cila edhe sot nuk fle gjumë, si egërsirat në pyll pret rastin për të pushtuar Kosovën. U derdh shumë gjak, shumë mund nga shqiptarët e Kosovës për këtë fitore të ëndërruar. U vra tinëzisht në pritë Isa Boletini me djemtë, nipat e luftëtarët e tij, u vra Komandant Adem Jashari me familje. Ishin lutëtarët e UÇK dhe Batalionit Atlantiku që luftuan për paqen e lirinë që gëzojmë sot në Kosovë.

Duke u ndalur tek figura e Heroit të Kombit Isa Boletini dua të citoj gazetaren amerikane Bertha Spencer, që edhe ajo e  ka takuar personalisht Isa Boletinin, ka sjellë për lexuesin një korrespondencë interesante mbi karakterin e tij duke e quajtur Shqiptari më i madh qysh prej kohës së Skënderbeut, si luftëtar trim, të ndershëm, fisnik e më të famshëm të Ballkanit.

Si autore e këtij artikulli, falenderoj luftëtarët e lirisë, UÇK dhe Batalionin Atlantiku, djemve që u lindën e u rritën në SHBA, që të armatosur udhëtuan me avion nga Amerika në luftë kundër krimeve serbe për të mbrojtur vatanin, nënat, motrat, prindërit e bashkëkombasit e tyre. Ku u vranë e ranë heroikisht edhe vëllezërit Bytyqi, u them se të parët tanë/ tuaj morrën armët për Kosovën, por ju e vazhduat luftën dhe fituat, Urime! Një urim i shkon SHBA, Anglisë dhe forcave të NATO-s.