Videnoviq: Vizita e ambasadorit rus në Jarinje – shenjë armiqësie ndaj KFOR-it

Beograd, 26 shtator 2021 – Ivan Videnoviq, profesor i Universitetit të Beogradit dhe këshilltar në Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA), ka thënë se prania e ambasadorit rus në pikën kufitare në Jarinje është shenjë armiqësie ndaj KFOR-it dhe NATO-s.

“Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të interpretuar praninë e ambasadorit rus në Jarinje përveç si një shenjë armiqësie ndaj NATO /KFOR-it, detyra e të cilit është gjithashtu të mbrojë serbët në Kosovë”, ka shkruar ai në Twitter.

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandar Bocan-Harçeko, ka vizituar njësitë e ushtrisë dhe të policisë së Serbisë në Rashkë dhe në vendkalimin kufitar me Kosovën, në Jarinjë, bashkë me ministrin e Mbrojtjes së Serbisë, Nebojsha Selakoviq.

(r.m.)