Çështje të emigracionit: Për ju Avokati Kieran Both
Kur dërgoni dokumentet tuaja në Shqipëri – Lista e punëve përpara intervistës.
Përdorni listën e mëposhtme për të gjetur dokumentet që ÇDO aplikant, pavarësisht nga mosha, duhet të dorëzojë në ambasadë dy (2) javë përpara intervistës për vizë, përveç rasteve kur ka përjashtime. Dërgojini dokumentet tuaja me postë (JO ME DHL) në Seksionin Konsullor, Ambasada e SHBA-së në Tiranë. Nëse intervista juaj është në më pak se 10 ditë, sillini me vete të gjitha dokumentet në intervistë. Çdo dokument që nuk është në anglisht duhet të shoqërohet me një përkthim të vërtetuar në anglisht:
Një fotokopje e faqes biografike (ku ndodhet emri dhe fotografia juaj) të pasaportës suaj të paskaduar e vlefshme për gjashtë (6) muaj përtej datës kur planifikoni që të hyni në Shtetet e Bashkuara. Mos e dërgoni pasaportën tuaj me postë, pasi ju kërkohet ta tregoni atë në takimin tuaj mjekësor. Por, duhet të sillni pasaportën tuaj në datën e intervistës për vizë.
Dy (2) fotografi me ngjyra të çdo personi që aplikon për vizë (5 cm x 5 cm, ose 2 inç x 2 inç). Në foto nuk lejohen syze. Ju lutemi rishikoni kriteret zyrtare për fotografinë në internet.
Faqja e konfirmimit nga formulari DS-260 Aplikimi për një Vizë Emigracioni që keni dorëzuar në internet gjendet në ceac.state.gov/iv.
Faqja e regjistrimit në DHL: REGJISTRONI DATËN E TAKIMIT TË INTERVISTËS TUAJ DHE ZGJIDHNI Degën e DHL-së. Çdo aplikant për vizë, pavarësisht nga mosha, duhet të krijojë një llogari në https://ais.usvisa-info.com/en-al/iv.
Certifikata juaj origjinale e lindjes (për çdo aplikant për vizë, formati në gjashtë gjuhë). Aty duhet të lexohet Certifikata e Lindjes, jo Certifikata Personale e lëshuar nga autoritetet shqiptare ose nga Portali e-Albania. Aplikantët që nuk kanë lindur në Shqipëri duhet të pajisen me një çertifikatë lindjeje të përkthyer dhe të noterizuar nga vendi ku kanë lindur dhe një çertifikatë lindjeje shqiptare. Nëse keni ndryshuar emrin/mbiemrin, sillni dëshmi të ndryshimit të emrit të lëshuar nga autoritetet përkatëse.
Ekzaminimi mjekësor: https://tiranapanelclinic.com/apply-for-the-medical-examination-for-u-s-imigration
Origjinale ose kopje të vërtetuara të çertifikatave të lindjes për të gjithë fëmijët e aplikantit kryesor (edhe nëse ai ose ajo nuk e shoqëron).
Aplikantët që bëjnë pjesë në çdo kategori të renditur me shkronja të pjerrëta më poshtë duhet të sjellin këto dokumente shtesë:
Për aplikimet për vizë familjare:
Formulari i duhur I-864 i Deklarata (Affidavit) e Mbështetjes për çdo sponsor financiar së bashku me një fotokopje të transkriptit të IRS-së së sponsorit ose deklaratën më të fundit të tatimit mbi të ardhurat federale të SHBA-së dhe çdo W-2 përkatës.
Dëshmi të marrëdhënies midis peticionerit dhe aplikantit për vizë (të tilla si fotografi, letra ose email)
Një çertifikatë lindjeje e peticionerit dhe çertifikatë martese (nëse është e aplikueshme) në formatin gjashtëgjuhësh. Çertifikatat e lindjes dhe të martesës të lëshuara nga autoritetet shqiptare ose nga portali e-Albania, duhet të jenë lëshuar brenda një viti nga data e intervistës.
Dëshmi për statusin dhe vendbanimin e peticionerit tuaj në Shtetet e Bashkuara (fotokopje e pasaportës amerikane, e çertifikatës së natyralizimit ose e kartës së qëndrimit të përhershëm të ligjshëm).
I864A – Kontrata ndërmjet sponsorit dhe anëtarit të familjes:
Nëse kërkuesi është i martuar, bashkëshorti i tij ose i saj duhet gjithashtu të plotësojë dhe dorëzojë një Formular I-864A, (shënim: ky formular është i ndryshëm nga Formulari I-864), i shoqëruar nga një fotokopje e pasaportës së tij ose të saj amerikane, çertifikatës së natyralizimit, ose kartës së qëndrimit të përhershëm ligjor. Ju mund ta gjeni këtë formular në internet në faqen e internetit të Shërbimeve të Shtetësisë dhe Imigracionit të SHBA (USCIS): https://www.uscis.gov/forms/all-forms/tips-for-filing-form-i-864a-contract-between-sponsor-and-household-member.
Sponsor i përbashkët: Nëse të ardhurat e peticionerit tuaj nuk plotësojnë kriterin e të paktën 125 të nivelit të varfërisë sipas standardeve të Udhëzimeve federale të SHBA-së për Varfërinë, peticioneri duhet të gjejë një bashkësponsor ose të përdorë të ardhurat e një Anëtari të Familjes për të përmbushur kërkesat e të ardhurave. Çdo sponsor i përbashkët dhe/ose anëtar i familjes duhet të dorëzojë Formularin e duhur I-864 Deklarata e Mbështetjes së bashku me një fotokopje të transkriptit të IRS të sponsorit ose deklaratën më të fundit të tatimit mbi të ardhurat federale të SHBA-së dhe çdo W-2 përkatës. Peticioneri juaj duhet ende të dorëzojë një Formular I-864 edhe nëse ka një Sponsor të Përbashkët për rastin tuaj.
Nëse jeni i martuar: Certifikata juaj origjinale e martesës (format gjashtëgjuhësh) e lëshuar nga autoritetet shqiptare ose nga Portali e-Albania.
Nëse keni qenë i martuar më parë: çertifikata origjinale e divorcit ose e vdekjes së bashkëshortit.
Nëse jeni të birësuar: Dokumentet e birësimit ose të kujdestarisë dhe një fotokopje.
Nëse jeni thjeshtri i peticionuesit: Çertifikata origjinale e martesës së peticionuesit dhe prindit tuaj biologjik, dhe një fotokopje së bashku me të dhënat e divorcit për çdo martesë të mëparshme të secilit prind.
Nëse jeni më i madh se 16 vjeç: Çertifikata origjinale e policisë nga vendi juaj i banimit aktual dhe çdo shtet ku keni banuar më parë. Çertifikatë e gjykatës penale shqiptare (Dёshmi Penaliteti) dërgohet drejtpërdrejt nga Ministria e Drejtësisë në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë. Nuk do të pranohet çertifikatë direkt nga aplikanti për vizë. Për këtë çertifikatë duhet të aplikoni në një zyrë të Postës Shqiptare. Ndiqni udhëzimet në travel.state.gov dhe sigurohuni që të shkruani “Ambasada e SHBA-së” në formularin e aplikimit kur kërkohet me emër “Institucioni që kërkon certifikatën”. Duhet të aplikoni për një çertifikatë për emrat tuaj aktualë dhe të mëparshëm, duke përfshirë mbiemrat e vajzërisë. Aplikantët shpesh refuzohen sepse nuk kanë kërkuar nga një certifikatë për të gjithë emrat/mbiemrat që kanë përdorur.
Kur dërgoni dokumentet tuaja në ambasadë përpara intervistës për vizë, duhet të përfshini një kopje të faturës së pagesës që keni marrë nga Posta Shqiptare, kur aplikoni për çertifikatën. Çertifikata që janë më të vjetra se dy (2) vjet nuk do të pranohen.
Nëse më parë keni dorëzuar një çertifikatë nga policia në NVC nga një vend tjetër, e cila është më shumë se dy (2) vjeçare, dhe ende jetoni në atë vend, duhet të merrni dhe të sillni një certifikatë policie më të fundit për në intervistë se e para ka skaduar. Mund të gjeni informacione në travel.state.gov se si të merrni certifikatat e policisë për vendet e tjera.
Nëse jeni dënuar ndonjëherë për një krim: Vendime të plota gjyqësore nga gjykatat e rrethit, edhe nëse jeni falur ose amnistuar, apo nëse dënimi penal është shlyer. Këto dokumente duhet të jenë të përkthyera në anglisht dhe të noterizuara.
Nëse keni shërbyer në ushtrinë e ndonjë vendi: Të dhënat ushtarake. Të gjithë aplikantët meshkuj të moshës 18 vjeç e lart (përveç të lindurve pas shtatorit 1990), pavarësisht nëse kanë shërbyer apo jo në shërbimin ushtarak, përfshirë të gjitha aplikantet femra me shërbim të mëparshëm ushtarak, duhet të aplikojnë pranë Postës Shqiptare për rekordin ushtarak.
Dërgimi i dokumenteve në Ambasadën e SHBA
Duhet t’i dërgoni të gjitha dokumentet origjinale të kërkuara me postë në Seksionin Konsullor dy (2) javë para intervistës (shih hapin 3) përveç pasaportës. Kjo faqe në internet shpjegon se si t’i dorëzoni dokumentet tuaja për dërgim në Ambasadën e SHBA dhe përfshin një listë të lehtësirave të shërbimeve postare (korriere). Nëse intervista juaj është në më pak se 10 ditë, mund t’i sillni të gjitha dokumentet me vete – nuk keni pse t’i postoni ato paraprakisht. Nëse Ambasada e SHBA-së kërkon informacion ose dokumentacion shtesë nga ju gjatë intervistës suaj, duhet t’i dërgoni ato dokumente me postë duke u identifikuar në llogarinë tuaj dhe duke zgjedhur “Seksioni Konsullor më udhëzoi të dërgoj dokumente shtesë”. Më pas do t’i bashkëngjitni dokumenteve tuaja çertifikatën e Autorizimit të Korrierit.
Për rastet elektronike, duhet të skanoni dhe ngarkoni në llogarinë tuaj NVC, çdo dokument që kërkohet, por që nuk është ngarkuar më parë (ose dokumente të përditësuara), duke hyrë në llogarinë tuaj në: http://ceac.state.gov/iv dhe pastaj klikoni në “Dokumentet”. Dërgoni origjinalet në Seksionin Konsullor.
Kjo rubrikë nuk e zëvendëson konsultën individuale ligjore me një avokat që njeh mirë faktet dhe rrethanat që një person i caktuar ka paraqitur në çështjen e tij ose të saj. Ju bëjmë thirrje që për rastin tuaj konkret, të këshilloheni me një profesionist me përvojë në fushën e emigracionit. Qёllimi ynёёshtё tё ndihmojmё komunitetin shqiptar dhe të bëjmë të mundur që emigrantёt të kenë informacionin e nevojshëm pёr tё kёrkuar ndihmё nё mёnyrё tё pavarur. Ju inkurajojmë që komentet apo pyetjet tuaja t’i bëni përmes telefonit apo e-mail-it. Adresa elektronike është [email protected]