VLEN fiton në 10 komuna, AKI fiton në 5 komuna

Shkup, 20 tetor 2025 – Sipas rezultateve të zgjedhjeve të djeshme lokale në Maqedoninë e Veriut, të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), Koalicioni VLEN ka fituar numrin më të madh të komunave me shumicë shqiptare 10, ndërsa Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka fituar në 5 komuna, raporton Telegrafi.

Sipas rezultateve të KSHZ-së, VLEN ka fituar në komunat e Haraçinës, Bogovinës, Dibrës, Dollnenit, Zhelinës, Sarajit, Tearcës, Tetovës, Çairit, kurse në Strugë vlen e ka mbështetur kandidatin e pavarur që doli fitues.

Ndërkaq AKI ka fituar në Gostivar (momentalisht i mungojnë 20 vota për census), Likovë, Pllasnicë, Çashkë dhe Vrapçisht (pa census, do të ketë rivotim më 2 nëntor).

VLEN e konsideron këtë rezultat si një kthesë historike për politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

“Shqiptarët folën qartë dhe fuqishëm, ‘referendumi’ i BDI-së nuk kaloi. Ky ishte verdikti i popullit ndaj një politike që për vite me radhë ka abuzuar me besimin qytetar dhe ka ndërtuar pushtet mbi frikën e përçarjen”, tha VLEN.

Fitorja e 19 tetorit është fitorja e shpresës, e bashkimit dhe e dinjitetit. VLEN është dhe do të mbetet NJË ZË, zëri i qytetarëve, zëri i ndryshimit”, thuhet në deklaratën e VLEN-it.

Ky koalicion tha se BDI dhe partitë tjera të koalicionin AKI duhet të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve.

(r.m.)