Shkup, 19 tetor 2025 – Komisioni Shteteror Zgjedhor (KSHZ) në Maqedoninë e Veriut ka filluar publikimin e rezultateve të para të zgjedhjeve lokale. Sipas këtyre rezultateve, VMRO-DPMNE dhe VLEN, dy partnerët e koalicionit qeverisës do të jenë fituesit më të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve.
Koalicioni i subjekteve politike shqiptare VLEN duket se do të qeverisë në shumicën e komunave me shumicë shqiptare. Tashmë është e qartë se në komunën e Çairit është fitues Izet Mexhiti, në Haraçinë – Daut Beqiri, në Tearcë – Daut Memishi, në Saraj – Muhamed Elmazi, në Bogovinë – Feti Abazi dhe në Zhelinë – Blerim Sejdiu.
Kandidatët e Koalicionit VLEN dolën të parët edhe në Tetovë, Dibër, Saraj e Bërvenicë, por do të vazhdojnë garën në balotazh.
Kandidatën e koalicionit AKI dolën fitues vetëm në Gostivar, Likovë, Pllasnicë dhe Çashkë, ndërsa do të vazhdojnë garën në balotazh, si të dytët, në Tetovë, Kërçovë, Strugë dhe Studeniçan.
Kanditatët e pavarur Mendi Qyra dhe Azem Sadiku, të cilët kanë dalë të parët në Strugë dhe në Studeniçan, do të përballen në balotazh me kandidatët e Koalicionit AKI.
Kandidati i këtij koalicioni për komunën e Çairit, Bujar Osmani, e ka pranuar humbjen dhe e ka uruar kundërkandidatin e tij, Izet Mexhit inga koalicioni VLEN.
“Në politikë, fjala e fundit u takon qytetarëve. Unë kam qenë mjaft gjatë në politikë për t’i njohur dhe respektuar mesazhet që qytetarët i dërgojnë. Edhe pse fushata nuk ishte as e drejtë as e ligjshme në çdo aspekt, por unë nuk dua të ankohem, sepse besoj se ndershmëria dhe vlerat kanë kuptim vetëm kur i ruan edhe në sitiata si kjo. Urime kundërkandidatit tim dhe të gjithë koalicionit që qëndroi pas tij, ata janë fituesit e zgjedhjeve në Çair dhe u uroj sukses në drejtimin e komunës gjatë katër viteve të ardhshme”, ka thënë Osmani.
(r.m.)