VLERËSIME PËR STUDIMIN E ILIR IKONOMIT FAN NOLI – APOSTULLI

Thanas Gjika

Botimi i studimit biografik “Fan Noli, vëllimi i parë Apostulli” UET PRESS, 430 faqe, përbën një ngjarje të shënuar në fushën e stimeve shqiptare. Për figura madhore si ajo e Theofan Stilian Nolit, që dha ndihmesën e vet origjinale në shumë fusha të kulturës, shkencës, letërsisë dhe artit shqiptar dhe më gjerë, është shkruar e do të shkruhet gjithnjë e më shumë. Sa më i ndërgjegjshëm dhe i kualifikuar të bëhet mendimi shkencor shqiptar, aq më shumë do merret me studimin e figurave të tilla poliedrike.

Në fund të vitit 2005, pas një pune mbi 20-vjeçare, studiuesi dhe shkrimtari Nasho Jorgaqi, hodhi në qakullim librin “Jeta e Fan S. Nolit” OMBRA GVG në dy vëllime me 550 dhe 612 faqe. Kjo ishte një vepër dokumentare me karakter shkencor e letrar, shkruar me një gjuhë tërheqëse. Për herë të parë u renditën ngjarjet më të rëndësishme të jetës së Fan Nolit. U duk sikur u tha cdo gjë për jetën dhe meritat e Nolit. Studiues të mirënjohur si Arben Puto, Dhimitër Shuqteriqi etj e vlerësuan atë si nje vepër shteruese. Mirëpo në tetor të v itit 2023 studiuesi skurpuloz Ilir Ikonomi hodhi në qarkullim vëllimin e parë të veprës së tij FAN NOLI – APOSTULLI, UET PRESS 430 faqe, ku shpalosen për jetën e Nolit deri në vitin 1920 të dhëna të shumta të papërmendura më parë prej asnjë studiuesi.

Ilir ikonomi është një studiues i guximshëm dhe kërkues i palodhshëm. Ai ka ardhur në shkencë nga fusha e gazetarisë, ku themeli i shkrimeve ka të bëjë me zbulimin e së vërtetës, larg letrarizimeve dhe fantazisë krijuese. Me të tilla aftësi, studiuesi Ikonomi bëri kërkime të reja në arkiva amerikane dhe shqiptare, voli me kujdes koleksionin e pasur të gazetës “Dielli” dhe pa pasur nevojë të vizitonte vendet ku kishte lindur e ishte endur Fan Noli në rininë e tij, iu fut punës dhe realizoi me sukses synimin e tij.

Ky vëllim i parë trajton jetën, përpjekjet e Nolit të ri në vitet 1906-1920, pra nga ardhja në Amerikë deri tek nisja e dytë për në atdhe në korrik 1920. Përmes digresionesh autori tregon edhe shumë momente të rëndësishme të jetës së Nolit duke pasur si busull synimin për ta bërë sa më të kapshëm karakterin e Nolit si veprimtar guximmadh dhe i përkushtuar ndaj çështjes kombëtar shqiptare, natyrisht pa e himnizuar, por duke mbajtur qendrim objektiv, jo rallë edhe kritik ndaj vetë heroit.

Jepen me himtësira takimet dhe bashkëpunimet e Nolit me atdhetarë të thjeshtë e të shquar shqiptarë dhe personalitete amerikanë deri tek Presidenti W. Willson, Kryepeshkopi Rus . Të gjithë ai i bën për vete me oratorinë dhe qartësinë e mendimeve të tij. Sotir Peci dhe Faik Konica ishin të parët që e vlerësuan si njeri të penës dhe mendimtar të guximshëm. Peci e quajti “i fortë si luan” dhe e përshëndeti dorëzimin e Nolit prift me fjalët: “Peshkop Platoni nuk po dorëzon thjesht një proft, por një apostull”.

Faik Konica, mendja më e mprehtë e kohës i vlerësoi shumë shpejt intelektin dhe talentin e Nolit: “mendjehapur, i zoti të bisedojë një çështje, i letruar, njohës i gjuhë  çç çççç çç ççç ççve romane dhe skandinave, At Noli nga kultura, nga mendësia, dhe nga karakteri i tij më kujton shpesh kishëtarët e Përlindjes Italiane”.

Vlerësime dinjitoze dhanë për Nolin e ri dhe veprimtarë të tjerë që kishin mbaruar shkolla të larta europiane ose amerikane si Kristo Dako, Kristo Floqi, Kosta Çekrezi, etj. Dhe bashkëpunuan ngushtë me të. Po kështu dhe hierarku i Kishës Ortodokse Ruse, Kryepeshkop Platoni e pas tij Peshkop Aleksandri, gazetarë amerikanë, etj.

Lidhur me qëndrimin ndaj besimeve fetare, Noli vetëm duke njohur mentalitetin fetar të emigrantëve shqiptarë myslimanë të Amerikës ariti gjatë vitit 1909 të kuptonte se ishte e pamundur që shqiptarët myslimanë të ndërronin besimin e tyre fetar, si kërkonin F. Konica për t’u pagëzuar në katolikë dhe K. Dako për t’u konvertuar në Protestantë. Noli nguli këmbë se nuk duhej t’i kërkohej pjesës më të madhe të popullit shqiptar të ndërronte besimin fetar, por duhej që klerikët shqiptarë të të tri besimeve fetare, myslimanë, ortodoksë e katolikë, të merrnin formim patriotik dhe krahas mësimeve fetare t’u predikonin besimtarëve të njëjtat ide patriotike.

Gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore, si shumë atdhetarë të tjerë edhe Noli e kishte të qartë se “E vetmja shpresë për Shqipërinë ishte Amerika”, por ai pati guximin ta takonte dhe t’i kërkonte Presidentit W. Willson që ta përkrahte të drejtën e popullit shqiptar në Konferencën e Paqes.

Ky djalosh kishte besim tek forcat e brendshme të popullit shqiptar, të popullit që kishte nxjerrë nga gjiri i vet Kostandinin e Madh, Shën Jeronimin dhe Gjergj Kastriotin – Skënderbeun. Ai shpalli se bashkimi i shqiptarëve ishte burimi që mund t’u siguronte forcën e nevojshme për të realizuar qëllimin kombëtar. “Po të jemi të bashkuar, armiqtë nuk do të guxojnë të futin hundët në punët tona”, sqaronte ai që më 1917, kur Shqipëria ishte kthyer në shesh luftrash midis ushtërive ndërluftuese dhe fqinjët synonin që mbas luftës të ricpotonin trojet shqiptare.

Mirëpo edhe pse të gjithë atdhetarët shqiptarë, si ata me shkolla të larta dhe ata me me më pak shkollë, e donin atdheun dhe përpiqeshin për të lirinë e tij, përsëri egoizmi dhe mentaliteti bajraktar, i nxiste herë pas here të grindeshin midis tyre. Jo një herë Ikonomi ka vënë në dukje se si Fan Noli, Sotir Paci, Faik Konica, Kristo Floqi, Kristo Dako, Kosta Çekrezi, Mihal Grameno, Bahri Omari, Sevasti e Parashqevi Qiriazi, Kol Tromara, etj krijonin mosmarrëeshje midis tyre për gjëra jo aq thelbësore. Këtë dobësi të popullit tonë e vuri në dukje Kristo Dakua që sapo shkoi në Amerikë, por dhe ai nuk e përmbajti dot veten dhe shpesh herë u përzie e u bë shkaktar grindjesh.

Nga kjo e metë ne shqiptarët vuajtëm gjatë shekujve, vuajtëm edhe gjatë kohës kur u aktivizuar Fan Noli në lëvizjen kombëtare, vuajmë edhe sot, kur kjo dobësi kuptohet nga të gjithë. Shpesh herë ende na kërcen delli i ballit dhe nuk përmbahemi, sepse duam te vlerësohet mendimi ynë e jo mendimi ndryshe.

Studiuesi Ikonomi e ka shprehur qendrimin e vet kritik ndaj shfaqjeve egoiste të Nolit dhe shokëve të tij, por në dy vëllimet e ardhëshme mendoj t’i forcojë dhe zgjerojë analizat kritike ndaj Nolit dhe veprimtarëve të tjerë, për të kthjelluar mentalitetin tonë.