Prishtinë, 8 shtator 2021 – Dy persona janë vrarë në Pejë, të mërkurën në mbrëmje.
Astrit Ademaj, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Pejës, dhe Blerand Kadriaj, ish-kandidat i kësaj partie për kryetar të Deçanit, janë vrarë në një incident të armatosur në një lokal përballë Shkollës së Mesme Ekonomike “Ali Hadri”.
Një person tjetër është plagosur në këtë incident. Indeksonline raporton se i plagosur ka mbetur vëllai i Astrit Ademajt, Avniu.
Zëdhënësi i Spitalit të Pejës, Naim Sahiti, ka konfirmuar sedy persona janë pranuar në spital shenja jete.
Edhe Policia e Kosovës në Pejë ka konfirmuar se janë vrarë dy persona.
“Policia rreth orës 20:20 minuta është njoftuar se afër shkollës ekonomike ‘Ali Hadri’, ka të shtëna me armë zjarri. Menjëherë Policia iu ka përgjigj thirrjes. Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Pejës. Nga Emergjenca është njoftuar se dy nga të lënduarit kanë ndërruar jetë”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë i Rajonit të Pejës, Fadil Gashi.
Indeksonline, duke iu referuar burimeve të veta, raportoi se dy viktimat janë vrarë në shkëmbim zjarri menjëri-tjetrin.
“Dy viktimat dyshohet se kanë qenë bashkë në një lokal dhe për një moment e kanë sulmuar njëri tjetrin. Dyshoeht se Ademaj e Kadriaj kanë shkrepur njëkohësisht armët ndaj njëri-tjetrit, me ç’rast kanë mbetur të vrarë të dy”, raporton Indeksonline.
Policia dhe prokuroria kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar veprimet hetimore lidhur me ngjarjen.
(r.m.)