Vuçiq bisedon me tre senatorë amerikanë për situatën në veri të Kosovës

Beograd, 13 qershor 2023 – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar me telefon me senatorët amerikanë, Chris Murphy, Jeanne Shaheen dhe Pete Ricketts. Sipas njoftimit të Presidencës së Serbisë, temë e vetme e bisedës ka qenë situata në pjesën verioore të Kosovës.

 Në njoftim thuhet se senatorët amerikanë kanë kërkuar nga Serbia “vetëpërmbajtje” dhe kanë bërë thirrje për ruajtjen e paqes në rajoon.

“Murpy, Shaheen dhe Ricketts i thanë presidentit Vuçiq se ata kërkojnë vetëpërmbajtje nga Serbia dhe bënë thirrje për paqe, sepse kjo është në interesin më të mirë të të gjithëve në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftim, transmeton “Danas”.

Ndwrkaq Vuçiq, sipas njoftimit, u ka thënë senatorëve amerikanë se arrestimi i Millun Millenkoviq – Llune është “një provokim dhe një krim” i kryer nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Kurti po tenton të provokojë një luftë në zemër të Evropës. Serbia po bën gjithçka për të ruajtur paqen, por populli serb në Kosovë i është ekspozuar torturës dhe ndjekjes më të keqe në 15 vjetët e fundit”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

(r.m.)