Vuçiq: Do të luftojmë kundër anëtarësimit të Kosovës në NATO

Beograd, 1 maj 2026 – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar ashpër ndaj paraqitjes në Kongresin Amerikan të rezolutës në mbºshtetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Vuçiq ka deklaruar se Serbia do të angazhohet për ta penguar anëtarësmin e Kosovës në aleancën veri-atlantike.

“Ne së shpejti do të kemi ushtrime të rëndësishme me NATO-n dhe jemi në bisedime me ta. Shpresojmë që kjo të mos ndodhë. Do të përpiqemi që një gjë e tillë të mos kalojë. Mos harroni se katër vende anëtare të NATO-s, si dhe pesë shtete të BE-së, ende nuk e kanë njohur Kosovën. Nuk e shoh si diçka që mund të kalojë lehtë, por mbetet të shihet”, ka derklaruar ai.

Në rezolutën e propozuar nga kongresistët amerikanë theksohen disa arsye pse Kosova duhet të bëhet pjesë e NATO-s. Aty thuhet se, përballë përpjekjeve të aktorëve që synojnë destabilizimin e rajonit, anëtarësimi i Kosovës do të shërbente si një kundërpeshë e rëndësishme për të frenuar veprime armiqësore dhe për të shmangur një krizë të re në Ballkan.

Sipas kongresistit Self, Kosova ka treguar përkushtim ndaj stabilitetit rajonal dhe bashkëpunimit me NATO-n, por procesi i anëtarësimit po pengohet nga mungesa e njohjes prej disa aleatëve.

Ai theksoi gjithashtu se SHBA-të duhet të inkurajojnë Greqinë, Rumaninë, Sllovakinë dhe Spanjën që të rishikojnë qëndrimet e tyre, duke siguruar një rrugë të qartë dhe të realizueshme për anëtarësimin e Kosovës.

Në rezolutë nënvizohet se pranimi i Kosovës në NATO është i rëndësishëm për mbrojtjen e interesave të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara në Evropën Juglindore. 

(r.m.)