Vuçiq e akuzoi Kurtin për sulmin e serbëve të armatosur ndaj Policisë së Kosovës

Beograd, 24 shtator 2023 – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurrti, për sulmet e grupit të serbëve të armatosur ndaj Policisë së Kosovës në pjesën veriore të Kosovës. ai ka thënë

Në një adresim televiziv, të dielën në mbrëmje, Vuçiq tha se Albin Kurti është fajtori i vetëm për çfarë ka ndodhur sot në Banjskë të Zveçanit. Ai tha se Kurti synon ta fusë Serbinë në luftë me NATO-n.

“Albin Kurti është fajtori i vetëm. Ai dëshiron të na fusë në luftë me NATO-n dhe asgjë tjetër. Kjo është e veetmja gjë që bën ai gjatë gjithë kohës. E vetmja”, tha ai.

Vuçiq tha se disa serbë të Kosovës “u ngritën kundër terrorit të Kurtit”.

“Mbrëmë rreth orës 2:46 një grup serrbësh të Kosovës i ka vendosur dy kamionë si barrrikadë në Banjskë, në pjesën veriore të Kosovës e Metohisë. Aty kashkuar policia e Kosovës, e cila është përpjekur t’i heqë ato barrikada dhe atëherë ka ndodhur konflikti”, tha ai.

 “Ata nuk janë serbë nga Serbia qendrore, por serbë nga Kosova që janë ngritur sepse nuk duan të durojnë me terrorin e Kurtit”, theksoi ai.

Vuçiq tha se policia e Kosovës i sulmoi brutalisht serbët e rebeluar, kurse KFOR-in e akuzoi se nuk ka ndërmarrë asgjë për të parandaluar vrasjet.

“Ata (“serbët e rebeluar”) janë sulmuar në mënyrë brutale dhe ne qysh në fillim jemi habitur përse këtë nuk e bën këtë KFOR-i. Do të kishte më pak viktima”, u shpreh ai.

Vuçiq tha se në përleshjet me policinë e Kosovës janë vrarë tre serbë, dy prej të cilëve, sipas tij, “janë vrarë nga të shtënat me snajperë, kur nuk ka qenë e domosdoshme të likuidohen”.

“Ne e kemi mësuar çfarë ka bërë policia shqiptare dhe për këtë do të sjellim dëshmi”, tha Vuçiq.

Presidenti serb tha se dita e sotme “ishte një nga ditët më të rënda për Serbinë dhe popullin serb pas vitit 2008, kur është shpallur pavarësia e Kosovës.

Ai u kërkoi falje qytetarëve të Serbisë që nuk ka mundur t’u drejtohet më herët, duke u justifikuar se “Serrbia nuk ka kontroll efektiv në Kosovë” prej vitit 1999.

“Kemi qenë të detyruar të verifikojmë gjithëçka vetë për të publikuar të vërtetën dhe të për të përgatitur terrenin për marrjen e vendimeve”, tha ai.

Edhe me këtë rast, Vuçiq i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe theksoi se “policët në veri të Kosovës duhet të jenë serbë”.

(r.m.)