Vuçiq e pranoi se Radoiçiq e komandon grupin terrorist që e sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë

Beograd, 28 shtator 2023 – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se Milan Radoiçiq e komandon grupin terrorist që e sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë, në pjesën veriore të Kosovës, të dielën.

Vuçiq e ka bërë këtë gjatë intervistës në emisionin “Oko” (Syri) në Radiotelevizionin e Serbisë (RTS).

Gazeta beogradase “Danas” publikoi pjesën e intervistës ku Vuçiq u përgjigjet pyetjeve të gazetarit për pjesëtarët e grupit terrorist dhe për rolin e Radoiçiqit në këtë grup, shoqëruar me transkriptin e pyetjeve dhe përgjigjeve.

“Në pyetjen e gazetarit të RTS, Gorislav Papiq: ‘Çfarë dini për organizimin e atyre njerëzve, kush i komandon ata njerëz nga Kosova dhe a i njihni ata njerëz’, Vuçiq, disi I hutuar, u përgjigj:

‘Si nuk e njoh Milan Radoiçiqin?’, thotë Vuçiq.

‘A i komandon ai ata (pjesëtarët e grupit)?’, pyet përsëri Papiq.

‘Unë nuk e di a a i komandon ai, por ju më pyetët a i njoh ata njerëz. E njoh Milan Radoiçiqin. Këta të tjerët nuk i njoh. Nuk e di kush kanë qenë dhe as nuk e kam njohur ndonjërin. Tani dëgjova për këta njerëz’, përgjigjet Vuçiq”, citon Danas.

(r.m.)