Vuçiq e uron Begajn, e vë theksin në nismën “Ballkani i Hapur”

Beograd, 5 qershor 2022 – Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka uruar Presidentin e ri të Shqipërisë, Bajram Begaj.

“Ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj President i Republikës së Shqipërisë, me dëshirën që ta kryeni me sukses këtë detyrë me përgjegjësi. Jam i bindur se ne do të zhvillojmë marrëdhënie të mira e miqësore dhe bashkëpunim edhe më të mirë ekonomik në shumë fusha, në dobi të qytetarëve të vendeve tona”, thuhet në urimin e Vuçiqit.

Sipas mediave serbe, Presidenti i Serbisë ka vënë theksin në nismën rajonale “Ballkani i Hapur”.

“Gjithashtu, besoj se së bashku do të arrijmë të zhvillojmë të gjitha potencialet e nismës “Ballkani i Hapur”, e cila do të përmirësojë shumë standardet në rajonin tonë”, ka thënë Vuçiq.

(r.m.)