Vuçiq ia beson Millosh Vuçeviqit mandatin për formimin e Qeverisë së re të Serbisë

Beograd, 30 mars 2024 – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kumtoi se mandatin për formimin e Qeverisë së re të Serbisë ia ka besuar njërit prej besnikëve të tij më të mëdhenj, ish-ministrit të Mbrojtjes dhe udhëheqësit të Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet, Millosh Vuçeviq.

 Vuçiq ka thënë se beson në kualitetet e Vuçeviqit.

“Mendoj se Millosh Vuçeviqi i ka kualitetet profesionale dhe personale për të kryer detyrën e kryetarit të qeverisë dhe më ka siguruar se ai mund të sigurojë zgjedhjen e qeverisë”, thuhet në njoftim.

Vuçiq ka thënë se Vuçeviqi, gjatë ushtrimit të detyrës së zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes, ka dëshmuar se “e ka përkushtimin dhe ekspertizën e nevojshme për të kryer funksionin e kryeministrit”.

Ai ka thënë se VuçeviqiVuçiq ka theksuar se mbroijtja e interesave vitale të Serbisë do të vazhdojë të jetë ndër prioritetet e Qeverinë e re të Serbisë.

“Ruajtja e paqes e stabilitetit, dhe tërësisë territoriale të Republikës së Serbisë duke respektuar të drejtën ndërkombëtare, bashkëpunimi rajonal dhe përkujdesja për interesat vitale të Republikës së Serbisë do të vazhdojnë të jenë prioritete në punën e Qeverisë”, ka thënë Vuçiq.

Millan Vuçeviq ishte zgjedhur zëvendëskryeministër dhe ministër i Mbrojtjes së Serbisë në tetor të vitit 2022. Deri atëherë, ai ka qenë kryetar i Novi Sadit, pozitë kjo që e ka mbajtur 10 vjet.

Ai u zgjodh kryetar i partisë së Vuçiqit, SNS, në maj të vitit 2023, kur Vuçiq u largua nga udhëheqja e partisë.

Në zgjedhjet e dhjetorit, të kontestuara nga opozita dhe të kritikuara nga vëzhguesit ndërkokmbëtarë, SNS dhe partneri i koalicionit “Aleksandar Vuçiq – Serbia nuk duhet të ndalet”, i fituan 129 nga gjithsej 250 ulëse në Kuvendin e Serbisë,

Më 8 shkurt, Parlamenti Evropian e miratoi një rezolutë ku kërkohet hetim ndërkombëtar për parregullsitë e raportuara në zgjedhje.

(r.m.)f