Beograd, 26 shkurt 2026 – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka hedhur poshtë pretendimin e ish-diplomatit serb, Nebojsha Vujoviq, se ministri i Jashtëm Marko Gjuriq është njoftuar në Uashington nga sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio” me një “plan sekret për Kosovën”.
Vuçiq ka thënë se Gjuriq është takuar rastësisht me Sekretarin Rubio, me të cilin ka zhvilluar “një bisedë të mirë”, por nuk ka biseduar për kurrfarë plani për Kosovën. A e ka përjashtuar kategorikisht mundësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës, të cilën e ka cilësuar si pjesë të Serbisë.
“As nuk më shkon ndërmend çfarëdo njohjeje e pavarësisë së Kosovës, jo me Marko Rubion po as me Shën Petrin të bisedoj. Kosova ka qenë, është dhe dio të jetë Serbi. Ky është fundi i historisë”, ka theksuar ai.
(r.m.)