Vuçiq kundërshton ashpër vendimin për hapjen e Urës së Ibrit në Mitrovicë

Beograd, 28 prill 2023 – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Asamblesë Komunale të Mitrovicës Veriore për hapjen e Urës së Ibrit për qarkullim të automjeteve.

Vuçiq ka thënë se ky është vendim provokues i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të ciliy ai iështë referuar përsëri si “Gauleiter”

“Edhe sot, vetëm pak ditë pas zgjedhjeve të turpshme të rreme, Gauleiteri okupator në veri të Kosovës, Albin Kurti, mori vendim të hapë urën që ishte digë dhe roje e interesave të popullit tonë në veri të Kosovës, nëmënyqë që shqiptarët nga Mitrovica Jugore ya marrin edhe Mitrovicën Veriore. Kjo është ide e tyre e kahmotshme të cilës i kundërvihet populli ynë vite me radhë”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka thënë se Kurti dëshiron t’i dëbojë serbët nga Kosova, prandaj provokon me çdokusht konflikte, por ka shprehur besimin se ky plan i Kurtit do të pengohet nga Perëndimi.

Vuçiq ka thënë se serbët do të angazhohen për ruajtjen e paqes, e megjithatë, ka përcjellë një mesazh kërcënues për shtetin e Kosovës.

“Ne do të bëjmë gjithçka që është në dorën tonë për ta ruajtur paqen dhe do të bëjmë çmos për ta ruajtur paqen, në mënyrë që asnjë nënë të mos brengoset se kë do ta dërgojë në luftë. Por, gjithashtu po jua themi […] as mos ëndërroni se do t’ia dilni t’I realizoni qëllimet tuaja për të dëbuar apo shkatërruar serbët në cilëndo pjesë të Kosovës. Në atë rast ne do të dimë se çfarë do të bëjmë”, tha Vuçiq”, është shprehur Vuçiq.

Njësoj si Vuçiqi ka reaguar edhe partia mëe madhe e serbëve të Kosovës, Lista Serbe. Edhe kjo parti e ka cilësuar si provokim të rëndë për serbët në katër komunat veriore të Kosovës vendimin për hapjen e Urës së Ibrit për qarkullim të automjeteve.

Prej vitit 2004, Ura e Ibrit, e cila e ndan në dy pjesë qytetin e Mitrovicës, është e kalueshme vetëm për këmbësorë. Për sigurinë në këtë urë aktualisht kujdeset KFOR-i.

(r.m.)