Vuçiq: Serbia nuk do t’i vendosë sanksione Rusisë, pavarësisht prej presionit të Perëndimit

Beograd, 20 shkurt 2024 – Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se Serbia nuk do t’i vendosë sanksione Ruisisë, pavarësisht prej presionit të madh që usdhtron ndaj saj Perëndimi.

Në një intervistë me drejtorin e përgjithshëm të agjencisë shtetërore ruse TASS, Andrei Kondrasov, Vuçiq ka thënë se ai do të përpiqet të mbrojë qëndrimin e tij për çështjen e sanksioneve kundër Rusisë në të ardhmen.

“Përgjigja ime do të jetë e njëjtë. Do të mundohemi të mbrojmë sa më shumë qëndrimin tonë. Ne e bëjmë këtë tash dy vjet. Nuk e di se sa do të mund ta mbajmë këtë, por shpresoj që po”, ka thënë Vuçiq.

Presidenti serb ka thԯnë se vendimi për të mos i vendosur sanksione Rusisë është marrë në interes të vendit dhe në bazë të përvojës së popullit serb me sanksione të ngjashme, të cilat ishin vendosur nga Perëndimi në të kaluarën.

“Ne vendosëm ta dënojmë konfliktin, siç bënë të gjithë, por jo të vendosim sanksione. Ne e dimë se si është kur të vendosen sanksione. Do të ishte e padrejtë të trajtohej kështu populli rus mik”, ka theksuar Vuçiq.

Ai e ka cilësuar këtë qëndrim të Serbisë si “të ndershëm” dhe si shprehje të miqësisë së popullit serb me popullin rus.

“Miku i mirë njijet në ditë të vështirë”, është shprehur Vuçiq.

Serbia është i vetmi vend evropian që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë pas agresionit rus ndaj Ukrainës

(r.m.)